Sërish protesta nga kompanitë nënkontraktore të cilat kanë kryer punimet në Bypasin Fier-Vlorë. Janë 55 kompani të cila nuk janë paguar nga shteti për punët e kryera, ndërkohë që përfaqësuesit e firmave paralajmërojnë për përshkallëzim të protestave, deri në bllokimin e rrugëve nacionale.
55 kompani nënkontraktove për punimet e By passit të Vlorës dhe Fierit këtë të hënë kanë protestuar sërish, duke bllokuar për rreth 30 minuta qarkullimin e mjeteve në hyrje të autostradës Vlore Levan. Shkak për këtë është mospagesa për punën e kryer, nga ana e firmës kontraktore “Serenisima.
Firmat nënkontraktore kërkojnë shlyerjen e detyrimeve që shteti, konkretisht Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka ndaj këtyre firmave. Janë 9.5 milion euro, vlera që shteti duhet tu u shlyej këtyre firmave.
Përfaqësues të firmave nënkontraktore, kanë deklaruar se i kane paguar shtetit çdo detyrim, ndërsa shteti i ka hedhur në rruge edhe pse është detyrim i tij të kryej pagesat e tyre.
“Z. Edi Rama ne si kompani kemi punuar ditën edhe natën në dy By passe atë të Fierit dhe Vlorës, nuk jemi paguar për punën që kemi bërë. Edi Rama po na falimenton punën ta kemi bërë ndërsa lekët nuk po na i jep.
Pse? Pa na paguar ne nuk do lejojmë të bëhet asnjë punim,” tha përfaqësuesi i protestës.
Në rast të mos pagesës se firmave nënkontraktove, protestat do te përshkallëzohen ka deklaruar një prej përfaqësuesve te firmave nënkontraktore.
“Protesta do të përshkallëzohet mbi së gjithash është e sigurt që puna nuk do të rifilloj në By passin e Vlorës dhe Fierit pa u paguar investimet tona 9.5 milionë euro të cilat i kemi faturuar dhe deklaruar ligjërisht, kemi paguar taksat dhe tatimet,”tha njëri prej përfaqësueseve.
Firmat e ndërtimi i kanë bërë edhe njëherë thirrje kryeministrit Rama dhe Ministrit të infrastruktures Gjiknuri, se këto familje që sot po rrinë pa bukë, janë po ato familje që në 25 qershor i dhanë fitoren Edi Ramës.
Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO