Firma italiane OSV ka krijuar automjetin e parë i cili mund të ndërtohet nga kushdo, në më pak se një orë.

Makina është e përbërë nga pjesë të ndryshme, të cilat mund të montohen apo të çmontohen, sa herë që ti dëshiron të udhëtosh dhe nuk ke vend se ku të parkosh makinën gjatë natës.

Makina e quajtur "Urban Tabby" ka dy sedilje dhe mund të arrijë një shpejtësi maksimale prej 85 kilometrash në orë. Ajo punon me elektricitet ose me naftë, në varësi të zgjedhjes së përdoruesit.

Krijuesit e saj Francisco Liu dhe Ampelio Macchi thonë se Tabby mund të montohet brenda 41 minutash. Ajo mund të transportohet pa probleme dhe nuk nevojiten pajisje të veçanta për ta montuar.

Çmimi i kësaj makine besohet se do të jetë rreth 4-6 mijë euro. "Urban Tabby" pritet të dalë në shitje në fillim të muajit mars apo prill të këtij viti.

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)