Vatrat e shumta të zjarrit nga veriu në jug kanë rikthyer situatën emergjente në qeverinë shqiptare, pas atyre të përmbytjeve në fillim të vitit nga reshjet e shumta. Prej më shumë se dy javësh, mbi 32 vatra zjarri vijojnë të djegin me qindra hektarë pyje, ndërsa menaxhimi i situatës sa vjen dhe bëhet më i vështirë.
Informacionet e marra në terren tregojnë se po punohet me kushte të vështira, me mjete rrethanore, pasi dhe fondet nuk janë të gjitha në dispozicion. Qeveria e shpenzoi të gjithë rezervën në fillim të këtij viti për nevojat e korporatës elektroenergjektike, në masën 2 miliardë lekë, duke ruajtur vetëm fondin e kontigjencës, prej 2.6 miliardë lekësh për ruajtjen e deficitit buxhetor.
Pa shumë fonde dhe me kushte të rënduara operacionale, tashmë qeveria shikon nga qielli, ku vetëm shiu mund t’i bëjë ballë furisë së zjarreve nga të katër anët e vendit. Në vështirësi duket edhe KESH-i, i cili prej dy muajsh lutet për shi, pasi Fierza po thahet dhe vendi rrezikon kufizime në javët e ardhshme.
E ndërsa grupet vullnetare dhe inspektorët po punojnë me çfarë të mundin, zyrtarët e shtetit shqiptar nuk i kanë ndalur shpenzimet për modernizimin e zyrave dhe ambienteve të pushimit. Disa ministri kanë nisur në korrik rikonstruksionin e zyrave, me motivacionin se ishin të vjetra. Pavarësisht se buxheti i lëshon fondet me pikatore, zyrtarët nuk kanë ndalur planin e projekteve. Për Presidentin Bujar Nishani do të shpenzohen 50 milionë lekë për rikonstruksionin e vilës, po aq u hodhën edhe për vilën e pushimit të qeverisë në Vlorë.
Ministria e Financave, pas zyrave të reja me mobilie moderne, me vlerë mbi 12 milionë lekë, tashmë po shpenzon edhe 34 milionë lekë të tjera për sallën e konferencave. Fronte pune janë hapur edhe në Ministrinë e Jashtme, me vlerë 14 milionë lekë.
Kjo është njëra anë e luksit të zyrtarëve të vendit, ndërsa Shqipëria po digjet. Argumenti i shpenzimeve të ministrave lidhet me situatën emergjente të zyrave, të vjetra prej 10 vitesh dhe ku ishte pakëndshme të punohej me mobilie dhe parket të dalë jashtë mode. Janë afro 100 milionë lekë të shpenzuara për komoditete, për të mos thënë për blerjet e helikopterëve të Kryeministrit apo për makinat blind, të cilat do të mjaftonin për të menaxhuar sa më mirë gjendjen kritike të krijuar nga zjarret.
Për menaxhimin e pyjeve nga zjarret qeveria ka vendosur vetëm 50 milionë lekë, që sipas specialistëve nuk mjaftojnë. Ndihmat nga fqinjët mungojnë, pasi janë vet në vështirësi, ndërsa situata po mbahet me mjete rrethanore dhe forcat vullnetare. Në dispozicion të Ministrisë së Mjedisit dhe Pyjeve janë vetëm 6 zjarrfikëse të përshtatshme për terrene malore, të blera në vitin 2004 dhe që aktualisht, për shkak të amortizimit, ndodhen në kushte pune jo komode. Aktualisht nuk ka informacion zyrtar se më çfarë fondesh po menaxhohet situata, por pamjet në televizione dhe kronikat e shumta tregojnë qartë pamjet e fikjes së zjarreve me këmbë, me lecka rrobash, me degë peme dhe me kova uji.
Qeveritërt injorojnë situatën me zjarret duke argumentuar se ndërtimi i zyrave është i domosdoshëm
RASTET
Ambientet - Ministria e Financave, pas zyrave të reja me mobilie moderne, me vlerë 12 milionë lekë, tashmë po shpenzon edhe 34 milionë lekë të tjera për sallën e konferencave
Vilat - Për Presidentin Bujar Nishani do të shpenzohen rreth 50 milionë lekë për rikonstruksionin e vilës, po aq u hodhën edhe për vilën e pushimit të qeverisë në Vlorë
Komoditetet – Janë afro 100 milionë lekë të shpenzuara për komoditete, për të mos thënë për blerjet e helikopterëve të Kryeministrit apo për makinat blind, tepër moderne.
Marre nga gazeta Shqip
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com