TIRANE- Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive ka gjobitur 35 zyrtarë për mos deklarim të pasurive së tyre, sipas afateve të vendosura nga ky institucion. Në listën prej 35 emra përfshihen emra ish-deputetësh të forcave të ndryshme politike, apo dhe drejtorë të përgjithshëm, doganier, ambasadorja në Brazil si dhe kryetar komunash. Këto subjekte janë gjobitur nga ky institucion me shumën prej 50 mijë lekësh të reja, kjo për mosdorëzim të deklaratës së interesave private periodik/vjetor 2012.
Bëhet fjalë për ish-deputetët Anduel Xhindi, Enkelejda Shkreli, Fatbardh Kadilli, Gjok Uldedaj. Ambasadorja jonë në Brazil, Tatjana Gjonaj. Pjesë e subjekteve të gjobitura është dhe ish-zëvendës ministrja e Integrimit, Grida Shqina (Duma). “Subjektet u njoftuan në mënyrë shkresore kundrejt detyrimit të tyre ligjor për dorëzimin e deklaratës fizike në ILDKPK. Me përfundimin e afatit të përcaktuar me ligj, 31 mars 2013 dhe të afatit të dytë në njoftimin shkresor, që datë 15 gusht 2013, rezulton
se 35 subjekte nuk kanë dorëzuar deklaratën e interesave private periodik/vjetor 2012, lista bashkangjitur”, tha gjatë fjalës së saj kryetarja e ILDKP.
Kryeinspektorja, Zana Xhuka deklaroi gjatë ditës së sotme se verifikimet janë ende në proces ndërsa është duke pritur nga parlamenti vlerësimin për punën e këtij institucioni pas raportit të dorëzuar në muajin shkurt. E pyetur në lidhje me denoncimin publik të stafit të ILDKP-së për abuzime në marrëdhëniet e punës me ta nga vetë Xhuka, kjo e fundit u përgjigj se, nuk mund komentonte një letër anomime. “E kam lexuar edhe unë si çdo qytetar këtë letër dhe do më vinte mirë që ajo të kishte emra në të”, ishte deklarata e Kryeinspektores, Zana Xhuka. Sipas këtij instutucioni, në zbatim të urdhërit të Inspektorit të Përgjithshëm nr. 708, datë 12.03.2013, njofton se: subjekte deklarues deri më datën 31 mars 2013 janë 4670, pra 99.23% kanë përmbushur në kohë detyrimin e tyre ligjor.
Në përfundimin e afatit të përcaktuar, rezulton se 217 subjekte janë në pa dorëzim të dokumentave. Inspektori i Përgjthshëm, ka vendosur se për subjektet e mësipërme, sanksioni ligjor gjobitje në masën 50.000 lekë deri në 100.000 lekë kundrejt subjekteve pa dokumente justifikuese do të zbatohet në përfundim të kontrollit aritmetiko logjik, duke lënë mundësinë e dërgesës së dokumenteve gjatë këtij procesi, duke qënë se ky është viti i parë i implementimit të kërkesave të reja ligjore.
Shkrimi u publikua sot (05.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
55.2%
-
Jo
42.3%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5950
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aboneja falas për pensionistët dhe studentët, Veliaj: Tirana si familje, që kujdeset nga më të vegjlit deri te gjyshet dhe gjyshërit
11 Janar, 13:52
-
‘Zengjini i qan hallin fukarait’, Veliaj-opozitës për çmimet e pronave: Këtyre që ulërasin poshtë Bashkisë, s'u numërohen vilat me gishtat e njërës dorë
11 Janar, 13:44
-
Penguan qarkullimin e makinave gjatë tubimit para Bashkisë, nën hetim 7 protestues! Policia: Vendosën një automjet në mes të rrugës
11 Janar, 13:37
-
Sanksionet ndaj kompanisë së naftës, DASH i përgjigjet Vuçiçit: S’ka biznes të zakonshëm me Rusinë
11 Janar, 13:28
-
Zaloshnja: A do të jenë përsëri partitë e reja 'flakë kashte'?
11 Janar, 13:25
-
Rama ironizon Berishën nga Elbasani: Të shfaqet në kala, të këndojë këngën e kukuvajkës me pamjen e kanarinës
11 Janar, 13:10
-
Negociatat për ndryshimet në Kod, Celibashi: Të rishikohet pagesa për kthimin e votës së diasporës! Votim elektronik vetëm në disa qendra në Tiranë
11 Janar, 13:09
-
Nënshkruhet marrëveshja për rijetëzimin e Kalasë së Elbasanit, Rama: Siguron vizitorë të shumtë! 200 vende sytë tek ne për Giro d'Italia
11 Janar, 13:04
-
Ndodh fenomeni i rrallë i reshjeve në formë akulli! Mos i humbisni këto pamje fantastike nga Puka
11 Janar, 12:57
-
Vota e diasporës/ Celibashi jep detajet: Ja si funksionon regjistrimi! Asnjë votues nuk penalizohet, mund të riaplikojnë disa herë nëse kërkesa u refuzohet
11 Janar, 12:34
-
Lutfi Dervishi: Shqipëria hesht për Kryepeshkopin! Përse?
11 Janar, 11:56
-
Tiranë/ 47-vjeçari i futet së resë në banesë, tenton ta ngacmojë! 3 të tjerë dhunojnë nënën e partneret! Vihen në pranga
11 Janar, 11:47