S’ka të mbaruar arsenali i armëve
të fshatit Lazaratit

S’ka të mbaruar arsenali i armëve<br />të fshatit Lazaratit
Policia e Gjirokastrës ka sekustruar sërish armë dhe minicione të cilat dyshohen se kanë dalë nga fshati Lazarat për tu fshehur në një tjetër vend.
 
Sipas policisë në aksin rrugor Gjirokastër - Tepelenë janë sekuestruar dy kallashnikovë, 1 pistoletë, 200 fishek automatiku, 100 fishek pistolete, 6 krehra kallashnikovi dhe 7 krehra pistolete, të gjithë krehrat me fishekë.
 
Armët ishin të fshehura në shkurre të futura në thes, ndërsa do të dërgohen në laboratorin kriminalistik në Tiranë për veprime të mëtejshme.
 
Policia e Gjirokëstrës thotë se persona me precedent kriminal të ndodhur nën presionin e policisë që vijon operacionin në Lazarat, kanë nxjerrë nga fshati armët në tentative për t’i fshehur në teritore jashtë zonës që është nën kontrollin e policisë.
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë