TIRANE- Për herë të parë me udhëzim të selisë blu bëhet ndarja e mandateve mes drejtuesve të degëve dhe të zgjedhurve në postë të pushtetit lokal. “Në propozimin e kandidatëve për kryetar dege të PD të respektohet mospajtueshmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar, këshill qarku, kryetar bashkie, kryetar komune”, thuhet në udhëzimin e PD. kjo pikë e udhëzimit është edhe më e kontestuara nga drejtuesit aktual të PD-së pasi shumica prej tyre mbajnë mandatin e deputetit ose të zgjedhurit vendor, gjë e cila i përjashton ata nga postet e larta në parti. Dokumenti përcakton gjithashtu një afat prej 45 ditësh nga dita e djeshme për të bërë procesin e analizës dhe zgjedhjet në seksione, grupseksione dhe degë. Krahas kësaj është përcaktuar se për çdo zgjedhje që do të bëhet në seksione, grupseksione dhe degë të PD-së të bëhet fushatë elektorale ndërmjet kandidatëve.
Numri i anëtarëve
Partia Demokratike numëron rreth 30 mijë anëtarë në Tiranë, ndërkohë që parashikohet rritja e këtij numri për shkak të angazhimit të simpatizantëve të cilët deri tani nuk kanë pasur teserë. Në intervistën e fundit për mediat, kreu i PD, z Basha deklaroi se parashikohet përfundimi i zgjedhjeve në të gjitha degët, përfshi Tiranën, në muajin maj dhe në qershor do të mblidhet Kuvendi Kombëtar. Ky kuvend do të zgjedhë fillimisht Këshillin Kombëtar dhe do të miratojë, nëse do të ketë ndryshimet në statusin e selisë blu.
Më pas do të jetë këshilli Kombëtar, i cili do të zgjedhë strukturën e re drejtuese. Por ajo që nuk është deklaruar është fakti se pjesa më e madhe e anëtarësisë së PD-së kanë qenë punonjësit e administratës publike, individ të cilët me dëshirë ose janë bërë pjesë e PD-së për shkak të punës që kishin në shtet. Kësisoj me rifreskimin e listave pritet që ky numër të ulet ndjeshëm.
Shkrimi u publikua sot 4 maj 2014 në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com