S’ndalet aksioni ndaj romëve:
Duan lekë të na kthejnë karrocat

TIRANE - Policia bashkiake nuk ndal aksionin për konfiskimin e karrocave dhe thasëve me kanaçe e shishe plastike, të cilat komuniteti rom i mbledh nëpër Tiranë, i vetmi mjet mbijetese për ta.

Pavarësisht kritikave të Amnisty International se me këto aksione po u dhunohet e drejta për të jetuar dhe largimit të kreut të kësaj policie Florenc Hoxha. Kamera e TV A1 Report shkoi sot në vendbanimin e romëve, te stacioni i parafundit i Tiranës së Re, pranë pallatit me shigjeta, ku dhe mori dëshmitë nga banorët të cilët pohojnë se policia vazhdon të ushtrojë dhunën. Jo vetëm kaq.

“Policia bashkiake na kërkon 100 mijë lekë çdo personi për të na kthyer mbrapsht karrocat e sekuestruara më parë.”- tregon një banor për kameran e Tv A1 Report.

ROMET: DUAN TE PUNOJME  PA LEKË
Sipas dëshmisë së romëve atyre u është kërkuar të punojnë në pikën e grumbullimit të mbetjeve në Sharrë tre ditë pa lekë, si provë, dhe më pas të punësohen zyrtarisht. “Na duan të punojnë 3 ditë pa lekë. Po unë që punoj me djalin, i bie të mos marr 60 mijë lekë për tre ditë. Ça është kjo. Po unë me se të jetoj atëherë”- dëshmon një grua e komunitetit rom për gazetarin e Tv A1 Report Kreshnik Zeqo. 

Pak ditë më parë organizatë me famë botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dënoi aksionet e autoriteteve lokale dhe Bashkisë së Tiranës. Sipas A1 bashkia po dhunon të drejtën për të jetuar komunitetit rom, veçanërisht të fëmijëve. Amnesty e konsideroi të papranueshme justifikimet e Policisë Bashkiake sipas së cilës aksionet e saj kanë si qëllim ruajtjen e ambientit dhe mjedisit. Gjithashtu e gjeti si të papranueshme zgjidhjen e gjetur nga Bashkia e Tiranës pasi ajo u shkel dhunshëm romëve të drejtën e jetesës.
Kritikat e Amnesty nxitën në shkarkimin e Florenc Hoxhës, kreut të kësaj policia, e cila që prej 9 gushtit drejtohet nga Vullnet Topalli.

(sg/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë

Bisedimet SHBA-Rusi në Riad/ Trump: Shkuan shumë mirë, Ukraina nuk duhet ta kishte nisur luftën! BE: Putin kërkon të na ndajë, mos të biem në grackë