S’tregon dënimin, drejtori i
Kuvendit merret i pandehur
PDF/Vendimi i gjykatës për Muçajn
PDF/Konstatimi i prokurorisë së Tiranës
Ish-ambasadori ynë në Turqi, Genci Muçaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi ai ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke dhënë informacione të rreme.
Ish-ambasadori ynë në Turqi, Genci Muçaj është marrë i pandehur nga prokuroria e Tiranës, pasi ai ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, duke dhënë informacione të rreme.
Muçaj momentalisht është drejtor në Kuvend, ndërkohë s’ka treguar në asnjë moment se ai është dënuar nga drejtësia Shqiptare. Çështja ndaj tij është hetuar nga prokurori Adriatik Llalla, i cili në 2008 ka kërkuar në gjykatë një dënim prej 2 milionë lekë të vjetra, ndërsa gjykata e dënoi atë me 1.3 milion lekë.
I pandehuri Genci Muçaj është emëruar me vendimin nr.19, datë 3 maj 2016 në pozicionin Drejtor në shërbimin e Marrëdhënieve Shumëpalëshe dhe Dypalëshe në Kuvendin e Shqipërisë pranë Kuvendit të Shqipërisë. Në mbështetje të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” të ndryshuar dhe Vendimit nr. 17/2016 të Kuvendit “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015” i pandehuri ka plotësuar formularin e vetëdeklarimit datë 12 maj 2016.
Ai ka shënuar në rubrikën “A jeni dënuar ndonjëherë me vendim gjyqësor të formës së prerë nga një autoritet gjyqësor shqiptar ose i huaj” dhe është përgjigjur “Jo”. Ndërkohë që sipas vërtetimit të gjendjes gjyqësore dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve me shkresën në qershor të 2016 rezulton se shtetasi Genci Muçaj është dënuar me vendimin nr.493, datë 8 prill 2008 të Gjykatës së Rrethit gjyqësor Tiranë për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve shkollorë” duke e dënuar përfundimisht me 133.333 lekë gjobë.
Në bazë të nenit 69 të Kodit Penal është i rehabilituar. Gjithashtu nga verifikimi i bërë rezulton se ai ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit atësinë “Hazis”, ndërkohë që nga shkresa e dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile atësia aktuale e tij është “Hazir”.
Vendimi i Gjykatës së Tiranës për Genci Muçajn
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
8 Janar, 21:20
Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?
-
E drejtë
47.4%
-
Gafë
48.3%
-
Nuk e di
4.2%
Vota total: 1934
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shpërthimi i kabinës elektrike në një pallat në Lezhë, shkaktohen dëme të konsiderueshme në banesa! 22 familje pa energji elektrike
9 Janar, 09:33
-
VIDEO/ Shkaktoi frikë dhe u transportua me urgjencë në spital, momenti kur Bentancur shembet në fushën e lojës
9 Janar, 09:27
-
I dërguari i BE për dialogun Kosovë-Serbi, Lajcak takohet me shefin e OKB-së Guterres: Folëm për Ballkanin Perëndimor
9 Janar, 09:10
-
GOLAT/ Barcelona i shënon dy herë Bilbaos dhe është finaliste e Superkupës, sot radha e Real Madrid
9 Janar, 09:07
-
Argita Malltezi paraqitet në SPAK! E kallëzoi gjyqtarja Irena Gjoka, vajza e ish- kryeministrit Berisha e akuzoi se mori 500 mijë euro
9 Janar, 08:53
-
Të akuzuar në Itali dhe Suedi për trafik narkotikësh dhe kanosje për vrasje, kapen 3 persona të shpallur në kërkim (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:41
-
VIDEO/ Tottenham fiton minimalisht aktin e parë gjysmëfinal të Kupës, Liverpool 'bie' pas 25 ndeshjeve! Frikë për Bentancur
9 Janar, 08:38
-
Shisnin drogë në lokale nate dhe në lagjet e Shijakut, arrestohet 20 vjeçari! Shpallet në kërkim 26-vjeçari (EMRAT+VIDEO)
9 Janar, 08:27
-
Kthjellime gjatë paradites, rikthehen reshjet e shiut gjatë mbrëmjes, parashikimi i motit për sot
9 Janar, 08:20
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit/ Sot fillon votimin mërgata e Kosovës
9 Janar, 08:16
-
Ndiqni instinktet tuaja në vendimet që merrni, veçanërisht në vendin e punës, horoskopi për sot
9 Janar, 08:10
-
'Transformim epokal i sektorit energjitik', Rama ndan pamjet e vitit 2013: Shqipëria ishte vrimë e zezë mes Europës, me radhët e gjata të gjysmës së popullit
9 Janar, 08:09