Enver Hoxhaj, në cilësinë e zëvendëskryeministrit të Kosovës, ka takuar sot drejtorin e EUROSTAT-it, Aduardo Barredo Capelot.
Mes të tjerash mes dy zyrtarëve të rëndësishëm është diskutuar edhe procesi i regjistrimit të dytë të të banorëve në republikën e Kosovës. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hoxhaj, përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ai tha se Capelotin e ka informuar për punën që është bërë në këtë aspekt.
“E informova në lidhje me punën që kemi bërë deri më tash në drejtim të përgatitjes sa më të mirë të procesit, si dhe e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme dhe bashkëpunimin me Kosovën përmes Agjencisë së Statistikave”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetet sociale.