Sa do të rriten faturat e energjisë për vitin 2012

Sa do të rriten faturat e energjisë për vitin 2012
Ndërsa vitin e kaluar ERE nuk u ka vënë veshin kërkesave për rritjen e tarifave të energjisë, sivjet vështirë se do të ndodhë një gjë e tillë. Kjo, pasi të gjithë operatorët kanë probleme në rritje, ndërkohë që problemi
i borxhit të keq të CEZ-it zgjidhet, sërish, vetëm me rritjen e tarifës. Në rast se do të miratohet kërkesa e operatorit që furnizon direkt familjet dhe do të mbetej në fuqi faturimi me dy tarifa, për konsumin mujor deri në 300 kilovatorë dhe për atë mbi këtë nivel, atëhere, një familje që paguan deri tani 2.500 lekë në muaj për energjinë elektrike të konsumuar do të paguante 2.615 lekë, ndërkohë që një familje që arrin në 10.000 lekë do të paguante rreth 5 mijë lekë të vjetra më shumë.

Por, faturat e biznesit do të ishin shumë më të rënda se kaq. Kështu, faturave një milion lekë të vjetra do t'u shtoheshin edhe 46 mijë lekë të vjetra shtesë, e kështu me rradhë. Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka kërkuar që çmimi i energjisë elektrike të rritet nga 1.48 deri në 5.05 lekë për kilovat/orë. Duke folur në seancën dëgjimore të organizuar nga Enti Rregullator i Energjisë me grupet e interesit përfaqësuesi i KESH-it theksoi se situata energjetike në vend është mjaft e vështirë. KESH kërkon nga CEZ-i pagesën e 58 milionë eurove detyrime të krijuara pas privatizimit, që kompania private ka 13 muaj që nuk ia shlyen. Ndërkohë, korporata ka 70 milionë euro detyrime nga ana e saj dhe importi i energjisë nga rajoni mendohet të kërkojë vitin e ardshëm një shifër prej 100 milionë eurosh. Në rast se shteti del garant për të financuar, kjo do ta bënte të pavlefshme kërkesën e trefishimit të tarifës nga ana e KESH-it, por në periudhë të uljes së shpenzimeve dhe uljes së të ardhurave buxhetore, qeveria vështirë se i siguron fondet për një gjë të tillë Drejtori i Përgjithshëm i CEZ-it, Josef Heisek paraqiti dy opsione për çmimin e energjisë: i pari parashikon propozimin e CEZ për mosndryshim të tarifës, pra pa rritje, nëse zgjidhen problemet
financiare CEZ-Shtet- KESH dhe në të kundërtën, rritjen e tarifës me 4,6% më shumë se në vitin 2011. Në rast se ERE njeh borxhin e keq, që, sipas pretendimeve të CEZ-it, është më se 180 milionë euro, shumë më tepër se sa shuma, me të cilën kompania çeke e bleu ndërmarrjen nga pronarishtet, kjo nuk do të thotë që shteti do të paguajë detyrimin. Ky detyrim do të paguhet sërish nga konsumatorët, nëpërmjet një tarife më të lartë se sa deri tani.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma