Sa do të jetë jetëgjatësia për gratë e burrat 10 vitet e ardhshme?

Në fund të viteve 2030 jetëgjatësia mesatare për burrat shqiptare do të jetë 80 vjeç dhe për gratë 83.5 vite, sipas projeksioneve bazë të INSTAT të publikuara këto ditë.

Në vitin 2017, jetëgjatësia në lindje u llogarit 77,1 vite për burrat dhe 80 vite për gratë. Kjo do të thotë se gratë jetojnë rreth 3 vite më shumë se burrat. Kjo distancë parashikohet të ruhet edhe përgjatë dekadës në vijim.

rojeksionet e jetëgjatësisë morën për bazë indikatorin jetëgjatësinë në lindje. Jetëgjatësia në lindje varet nga gjinia sepse natyralisht gratë kanë gjithmonë jetëgjatësi më të lartë se burrat.

Të tria hipotezat e INSTAT projektojnë rritjen e jetëgjatësisë në lindje, por me ritme të ndryshme sipas varianteve. Jetëgjatësia e burrave paraqitet që tani në nivele të larta (77,4 në vitin 2018) kështu që ritmi i rritjes së saj është projektuar të jetë më i ulët se ai i grave.

Vdekshmëria e ulët

Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët, jetëgjatësia në lindje projektohet të arrijë në vitin 2031 afërsisht në nivelet e shfaqura në vitet e fundit, si për gratë ashtu edhe për burrat, nga vendet me jetëgjatësinë më të lartë në Europë si Italia, Greqia, Spanja, Zvicra, etj. Në hipotezën e vdekshmërisë së ulët jetëgjatësia në lindje e burrave mendohet të arrijë në 81,5 vite, ndërsa ajo e grave në 85 vite.

Vdekshmëria e mesme

Në hipotezën e mesme të vdekshmërisë supozohet se jetëgjatësia në lindje e grave do të arrijë në vitin 2031 në 83,5 vite, afërsisht sa mesatarja e Bashkimit Europian. Ritmi i rritjes së këtij treguesi për burrat do të jetë pak më i ulët se ai i grave.

Si rrjedhojë, në vitin 2031 jetëgjatësia në lindje për burrat supozohet të jetë 80 vite. Ky nivel është më i lartë se mesatarja e Bashkimit Europian pasi burrat në Shqipëri paraqesin që tani nivele të larta të jetëgjatësisë në lindje, sidomos në qoftë se krahasohet me rajonin.

Vdekshmëria e lartë

Në hipotezën e vdekshmërisë së lartë, supozohet se jetëgjatësia në lindje do të rritet me ritme shumë të ngadalta për periudhën në vazhdim si për burrat ashtu edhe për gratë. Jetëgjatësia në lindje e burrave parashikohet të rritet nga 77,4 vite në 2018, deri në 78,5 vite në 2031. Pra me 1,1 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031. Edhe jetëgjatësia në lindje e grave parashikohet të rritet me ritme të ngjashme, nga 80,5 vite në 2018, deri në 82 vite në 2031. Pra me 1,5 vite përgjatë periudhës 13-vjeçare 2018 – 2031./Monitor.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?

×

Lajmi i fundit

Kreu i OBSH-së i shpëton sulmeve të Izraelit në Jemen, ndodhej në aeroportin e Sanas gjatë bombardimit! 2 të vdekur dhe disa të plagosur