Ndër propozimet që bëjnë sot ish-ushtarakët janë edhe rritja e pagesës mujore të përfitimit. “Çdo ushtarak aktiv që lë karrierën me gradën n/kolonel, kolonel apo gjeneral, pensioni i tij zbret në rreth 11 deri 13 mije lekë, pra në kufirin dysheme e sa një pension minimal. Gjithashtu t’ju kthehen paratë e pensionit të ndaluar si debitorë nga arka e shtetit si rezultat i pensionit të rillogaritur. Llogaritja sa më e saktë e pensioneve do të bëhet duke marrë parasysh vitet e shërbimit ushtarak, rrogën bruto mujore dhe kontributet e sigurimeve shoqërore. Kjo të arrihet me konvertimin e drejtë dhe të sakte të pagës referuese, të shtesave të shpërblimit sipas gradës të njehsuar dhe funksionit”, - thuhet në propozimin e Aleancës Kombëtare të Ushtarakëve.
/Shqiptarja.com












