Rrëshqitja masive në rrugën Librazhd–Pogradec ka prekur jo vetëm aksin ekzistues, por edhe segmentin e ri të Korridori VIII.
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri” me gazetarin Nertil Agalliu në Report Tv, përgjegjës i sektorit të menaxhimit të kontratave në ARRSH dhe inxhinieri Gëzim Noni tha se shkaku kryesor i rrëshqitjes së aksit Librazhd-Pogradec është erozioni i vazhdueshëm nga lumi Shkumbin.
“Atje ajo zonë ka pasur një ekuilibër rrëshqitjeje të vjetër disa vjeçare, ka qenë një ekuilibër i cili i ka shfaqur problemet e saj jo te zona që ka ndodhur masivisht, por në trupin e rrugës ekzistuese. Jepte shenja, por në përgjithësi ka qenë e stabilizuar. Është një erozion i vazhdueshëm i lumit, kompanitë atje punojnë me të gjitha miratimet e duhura. Kjo gjë, ju thashë, është ndër vite. Po t’i referohemi, qoftë dhe në Google Maps, në 2015 ka pasur një distancë rreth 60 metra shtrati i lumit nga linja hekurudhore. Në 2023 kjo distancë ka qenë 17 metra, sot është 0. Nuk ka lidhje me shfrytëzim, nuk është bërë as shfrytëzim as ndërhyrje”,- tha Noni.
Ndryshe nga përfaqësuesi i ARRSH-së, inxhinieri Romeo Nazarko u shpreh i bindur se shkaku i rrëshqitjes nuk qenë erozioni i lumit, por gërryerja kompanitë që kanë BËRË jashtë çdo standardi dhe parametri.
Ky qëndrim i Nazarkos acaroi përgjegjës i sektorit të menaxhimit të kontratave në ARRSH, mes të cilëve pati debat në studion e emisionit “Sot Live në Shqipëri”.
Nazarko: Nuk është erozioni i lumit shkak, është gërryerja masive e shtratit të lumit.
Noni: Është dezinformim kjo që thoni.
Nazarko: Pse nuk morët masa meqë kishit informacion për erozionin e lumit? Na nxirrni provat, keni bërë matje. Si në mjekësi edhe inxhinieri ka protokoll.
Noni: Kuptoni që nuk është gërryer, sa herë duhet ta them, e ka bërë lumi, lumi!
Inxhinieri Nazarko thotë që fakti se shembja ndodhi pasi nisjes së punimeve të Korridorit VIII tregon se ARRSH dhe autoritetet kompentente nuk kanë bërë përllogaritjet e nevojshme, duke injoruar rrethanat që paralajmëronin shembjen e mundshme të rrugës Librazhd-Pogradec.
Komente












