Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus 'Nord Stream 2' për Evropën?

Sa i rëndësishëm është gazsjellësi rus 'Nord Stream 2' për Evropën?

Presidenti amerikan Joe Biden ka kërcënuar se do të bllokojë hyrjen në funksionim të gazjesllësit “Nord Stream 2” nëse Rusia pushton Ukrainën.

Gazjellësi nënujor lidh drejtpërdrejt burimet ruse të gazit natyror me Evropën nëpërmjet Gjermanisë dhe është i përfunduar, por ende nuk është vënë në funksionim. Ai është bërë një temë qendrore ndërsa qeveritë perëndimore përpiqen të parandalojnë një sulm rus ndaj fqinjit të saj, Ukrainës.

Në të kaluarën, ai ka qenë një burim tensioni midis Shteteve të Bashkuara, që kundërshtuan projektin, dhe Gjermanisë. Kancelari Olaf Scholz tha se të gjitha opsionet ishin në tryezë, por nuk përmendi gazsjellësin “Nord Stream 2” në konferencën e përbashkët të shtypit me presidentin Biden në Uashington. Nëse tanket ruse hyjnë në Ukrainë, "nuk do të ketë më Nord Stream 2", tha presidenti Biden të hënën. Kancelari Scholz theksoi nevojën për t’i mbajtur sanksionet disi evazive për të ushtruar presion ndaj Rusisë në mënyrë që ajo të ulë tensionet.

Këto janë aspektet më të rëndësishme lidhur me gazsjellësin rus:

Çfarë është “Nord Stream 2”?

Një tubacion gazi natyror 1,230 kilometra i gjatë nën Detin Baltik, që shtrihet nga Rusia deri në brigjet baltike të Gjermanisë.

Ai do të dyfishonte kapacitetin e gazsjellësit të mëparshëm “Nord Stream”, duke ofruar 110 miliardë metra kub gaz në vit dhe do të anashkalonte Ukrainën dhe Poloninë, të cilat do të humbnin përfitimet nga tarifat e tranzitit të gazit natyror rus përmes territorit të tyre. Ata thonë gjithashtu se projekti do të rriste ndikimin ekonomik të Rusisë mbi Evropën.

Tubacioni është mbushur me gaz natyror, por ende nuk ka hyrë në funksionim sepse është në pritje të miratimit nga rregullatorët gjermanë të shërbimeve dhe Komisioni Evropian.

Cili është interesi i Rusisë tek gazjellësi “Nord Stream 2”?

Kompania shtetërore Gazprom thotë se gazjellësi do të plotësojë nevojat në rritje të Evropës për gaz natyror me kosto të përballueshme dhe do të plotësonte gazjellësin ekzistues që kalon përmes Bjellorusisë dhe Ukrainës.

Evropa importon pjesën më të madhe të gazit natyror që konsumon, dhe rreth 40% e sasisë së importuar vjen nga Rusia. “Nord Stream 2” do të ofronte një alternativë ndaj sistemit të vjetëruar të Ukrainës, kosto më të ulët duke kursyer tarifat e tranzitit të paguara në Ukrainë dhe Poloni dhe do të shmangte rastet e ndërprerjeve të shkurtra të furnizimit me gaz natyror, si ato që ndodhën në vitet 2006 dhe 2009 për shkak të mosmarrëveshjeve për çmimin dhe pagesat midis Rusisë dhe Ukrainës.

Pse presidenti Biden është kundër gazjellësit “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara, aleatët evropianë të NATO-s si Polonia dhe Ukraina e kanë kundërshtuar projektin përpara se administrata e presidentit Biden ta bënte këtë. Ata thonë se kjo i jep Rusisë mundësinë e përdorimit të gazit natyror si një armë gjeopolitike.

Presidenti Biden hoqi dorë nga sanksionet kundër operatorit të gazjellësit “Nord Stream 2” kur ai ishte pothuajse i përfunduar në këmbim të një marrëveshjeje nga Gjermania për të vepruar kundër Rusisë nëse ajo përdor gazin natyror si armë gjeopolitike ose sulmon Ukrainën. Por Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mendojnë se “Nord Stream 2” është një ide e keqe.

Ndërkohë, kancelari Scholz, i cili mori drejtimin e Gjermanisë në dhjetor, e mbështeti projektin kur ishte ministër i financave në qeverinë e paraardhëses së tij Angela Merkel. Edhe Partia e tij Social Demokrate e ka mbështetur projektin e gazsjellësit “Nord Stream 2”.

Ndërsa kancelari Scholz nuk e përmendi në mënyrë specifike gazjellësin “Nord Stream 2”, ai tha se Rusia do të përballet me "pasoja të rënda" dhe se sanksionet duhet të jenë gati para paraprakisht.

Si do ta bllokonte Presidenti Biden gazjellësin “Nord Stream 2”?

Shtetet e Bashkuara mund të vendosin sanksione të rënda financiare, duke penalizuar këdo ose çdo kompani që bën biznes që lidhet me gazsjellësin, duke frikësuar në mënyrë efektive bankat dhe bizneset dhe duke e bërë të pamundur funksionimin e “Nord Stream 2”. Presidenti Biden nuk ka thënë nëse kjo është rruga që ai mund të ndjekë. I pyetur të hënën se si Amerika do të bllokonte diçka që është nën kontrollin gjerman, zoti Biden tha: "Ju premtoj, ne do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë", pa dhënë hollësi të tjera. Kancelari Scholz shtoi, "Të jeni të sigurt se nuk do të ketë asnjë masë rreth së cilës ne do të kemi një qasje të ndryshme. Ne do të veprojmë së bashku."/VOA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja