Rivlerësimi mund të bëhet në kadastër, por vlera e shtëpisë rritet deri tek referencat në fuqi, ose me ekspert të licencuar, dhe vlera afrohet me çmimet reale të tregut.

Tarifat në kadastër nisin nga 3.500 deri në 10 mijë lekë në varësi të vlerës së pronës. Ndërsa tek vlerësuesi i licecnuar, tarifat i zbulon në Report TV, Reinaldo Pipiria drejtor ekzekutiv i NAREA.

“Tarifa është në varësi të të kompleksitetit të pronës dhe të madhësisë së pronës. Kostot e raportit të vlerësimit fillojnë nga 10.000 lekë të reja dhe shkojnë maksimumi në 50.000 lekë ose 60.000 lekë të reja. Kur them maksimumi këtu po flas për hotele, për fabrika apo për pika karburantit. Ndërkohë që nëse flasim për qytetarin, për apartamentet janë nga 10.000 lekë të reja deri në 15.000 lekë. Kurse për vila apo shtëpi tarifa nis nga 15 mijë lekë deri 30.000 lekë të reja, kurse për tokat tarifa është 20 mijë lekë deri në 30.000 lekë të reja”, tha Pipiria.

Ndërsa eksperti i ekonomisë Fatos Çoçoli e vlerëson si të domosdoshëm procesin e rivlerësimit pasi, do të zhbllokojë tregun, pasi ka 2 vite që pritet kjo fushatë.

“Ja vlen në çdo moment. Madje është vonuar në gjykimin tim për disa arsye. Sipas vetë përfaqësuesve të këtij tregu, pra të shoqatës së operatorëve të pasurive të pronave të vendit tonë, janë 5.000 kontrata që presin këtë rivlerësim. Çfarë janë këto kontrata? Këto kontrata praktikisht çlirojnë një pjesë të mirë të kapitalit të vendit, sepse ne e dimë që investimi kryesor i huaj tek ne sot është në blerje apartamentesh. Ne e dimë, që sektori i ndërtimit është ende lokomotivë e ekonomisë tonë”, thotë Çoçoli.


Lajmi kryesor:

Nis rivlerësimi i pronave por me çmimet e vjetra! Në 60 bashki referencat janë të 2016-ës, Shoqata e Pasurive të Paluajtshme: Afati të zgjatet deri në fund të 2027-ës