Shqiptarja.com mëson se deri më tani, nga informacionet e marra nga Spitali i Traumës, 15 efektivë të Policisë së Shtetit kanë mbetur të plagosur, dhe 4 protestues që ndodhen tek QSUT. Efektivët janë në ambjentet e spitalit ku po marrin trajtim mjekësor.
Policët dhe protestusi mbetën të lënduar gjatë momenteve kur militantët hodhën bomba molotov njëra pas tjetrës tek godina e kryeministrisë dhe e kryesisë së Kuvendit. Bombat shpërthyen në flakë të fuqishme, ku u rrezikuan edhe vetë protestuesit që çanë kordonin e policisë dhe u ngjitën deri tek hyrja e godinës së kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
7 orë bomba molotov ndaj institucioneve, Basha: Në mëngjes kërkojmë lirimin e Dollapit! Të hënën sërish protestë (VIDEO)
Ora 21:30
Foto nga Spitali i Traumës ku janë shtruar efektivët e plagosur