Sa shumë korrupsion…

Sa shumë korrupsion…

SPAK

Pas çdo arrestimi, gjykimi apo hetimi nga SPAK-u, shqiptarët po zbulojnë çdo ditë dhe më tepër “malin” e madh të korrupsionit që ka mbytur Shqipërinë, institucionet, strukturat ligjzbatuese, etj..Sa shumë korrupsion është grumbulluar në vendin e “shqiponjave”, ndoshta nuk ka patur në asnjë vend tjeter postkomunist. Dhe arsyet dihen.

Prej afro 3 dekadash mungesa e shtetit, zbatimit të ligjit, mungesa e angazhimeve maksimale të strukturave hetimore, gjurmuese, dhe gjykuese, ka sjellë trashjen e korrupsionit në çdo qelizë të shtetit. Po zbulohen afera korruptive të para 20-25 viteve, po zbulohen afera kriminale të para 10 apo 15 viteve, sikur të mos kishte akzistuar kurrë shteti, prokuroritë, gjykatat, policia, etj…

Sa shumë korrupsion, sa i frikshëm edhe lajmi për përvetësimin e miliona eurove nga ish-pushtetarë, apo dhe pushtetarë të sotëm, të cilët SPAK-u, si e vetmja strukturë që punon fort në drejtësinë e re, që po i kryqëzon para ligjit. Sa shumë korrupsion dhe sa shumë të korruptuar, pothuajse gjithë klasa politike në këtë vend. Dikush e ka bërë korrupsionin kur ka patur postin e lartë, dikush duke urdhëruar “dikë” për të ndihmuar djalin, vajzën, dhëndrin, mikun apo vartësin e tij, duke zhvatur nga paratë e taksapaguesve dhe ato të ish-pronarëve, miliona euro.

Vetëm në Shqipëri ka ndodhur që, një ish-kryeministër, ish-ministër, ish-zv.minister, apo ish-deputet, të ketë vjedhur me dy duart, dhe të mos e ketë thirrur 1 herë të vetme prokuroria. Vetëm në Shqipëri, deri para 2-3 vitesh, edhe më i korruptuari, edhe më i inkriminuari, i veshur me mandat apo imunitet politik, të krekosej “majë karriges” duke akuzuar dhe duke nxitur përplasje sociale. Koha e tyre mori fund. Sot po arrestohen edhe ministrat e qeverisë Rama, po arrestohen edhe ata që dikur kryeministri u kishte besuar postin, apo drejtimin e bashkive dhe institucioneve të tjera shtetërore, dhe po dënohen për korrupsion apo lidhje me krimin.

Koha e mosndëshkimit ka marrë fund. Dhe kjo ndoshta është një pikënisje e mbarë, dhe plotesim i dëshirës së qindra e mijëra shqiptareve që kanë 32 vjet që ç’filiten dyerve të gjykatave. Një miku im, që sot punon në organet hetimore më tha njëherë se “sikur të dalin gjithë vjedhjet dhe abuzimet e politikaneve nga dyert e institucioneve të drejtësisë, do të duheshin të paktën 5 burgje si ai i Peqinit, dhe nuk mjaftonin”. Është e paimagjinueshme të mendosh sa janë vjedhur, sa janë zhvatur, sa janë përlarë dhe përvetësuar në 32 vjet nga ish-kryetare komunash, ish-kryetare bashkish, ish-ministra, deputete, ish-kryeministra, dhe askush deri sot nuk është dënuar.

Ata kanë “notuar” në miliona euro, kanë sot vila, pallate, resorte, fabrika , troje dhe toka në fshatra dhe qytete. Zbulimi i korrupsionit në strukturat e Policisë së Shtetit nga Taulant Balla, ishte ndoshta më e paimagjinueshmja. Shefa komisariati, drejtore policie në rrethe, shefa krimesh, policë të thjesht, të lidhur me krimin, trafiqet dhe korrupsionin. Katharsis që po ndodh sot në Policinë e Shtetit, krahas goditjeve nga SPAK-u në politikë, mbeten sfidat e radhës për qeverisjen e Edi Ramës, mbeten betejat e ashpëra mes tij dhe “urithëve dhe mamudhëve” të korrupsionit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • titi kavajes: 23/10/2023 12:37

    o zoteri burg per ata dhe keta sot . qe e kane mbyt vendin me afera po vjedhin si asnjihere ma para

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?