Ndarja nga jeta e ushtarakes shqiptare Zarife Hasanaj ka tronditur familjen, të afërmit, miqtë dhe kolegët. Sikur ndodh në raste të tilla, përmes postimeve mjaft prekëse ata shprehin ngushëllimet për familjen, ndërsa e përshkruajnë Zarife Hasanajn si një njeri mjaft pozitiv dhe të qeshur, që Zoti e mori në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit. Ata thotë se largimi i saj nga jeta ka lënë një boshllëk të madh, ndërsa kujtojnë edhe disa nga momentet e bukura që kanë kaluar.
Ushtarakja shqiptare Zarife Hasanaj, pjesë e kontigjentit të FA në misionin e NATO-s në Letoni, ndërroi jetë nga shpërthimi i një mine, teksa ishte duke e çmontuar atë. Nga shpërthimi kanë mbetur të plagosur edhe dy ushtarakë të tjerë, major Klodian Tanushi dhe rreshter Julian Kapaj. Komandanti i Forcave të Armatosura Kombëtare në Letoni u shpreh se 'Nuk është e qartë nëse ishte një minë trajnimi apo një minë nga Lufta e Dytë botërore. Do të nisë një hetim rigoroz' deklaroi ai.

Komente

