Sa vlen stabiliteteti i Ukrainës?

Sa vlen stabiliteteti i Ukrainës?
Ukraina ka nevojë për ndihmën e Perëndimit. Financiarisht vendi është buzë falimentimit. Ekonomia po shënon ulje. Armëpushimi në Lindje është i brishtë. Aktualisht nuk ka luftime të rënda, por rreziku është tepër i madh që luftë të rishkallëzojë. Ukrainasit frikësohen me të drejtë, që pika e radhës strategjike e sulmit të seperatistëve do të jetë qyteti liman Mariupol. Ky do të ishte një hap tjetër drejt vendosjes së lidhjeve tokësore në drejtim të Krimesë.

Gjendja e rëndë ushtarake dhe kriza ekonomike kanë qenë edhe temat kryesore të bisedimeve gjatë vizitës së shkurtër në Gjermani të Presidentit ukrainas Petro Poroshenko. Kancelaja Angela Merkel dhe Presidenti Joachim Gauck e kanë pritur Poroshenkon duarhapur. Në Berlin e kanë të qartë gjendjen e rëndë në Ukrainë. Edhe pse vendi është larguar paksa nga titujt kryesorë të mediave, problemet nuk janë zvogluar. Për të stabilizuar Ukrainën ekonomikisht, nga mesi i javës së kaluar, Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka hartuar një paket të madh financiar. Së bashku me premtimet e donatorëve, në katër vitet e ardhshme, do të derdhen në Ukrainë 40 miliardë dollarë - në radhë të parë në formë kredishë.

Dakordim për çështjen e Krimesë
Gjermania si vendi më i fuqishëm ekonomikisht në BE, po e ndihmon Ukrainën edhe me bashkëpunim bilateral. Gjermania e cila aktualisht është udhëheqëse e G7-tës, është duke koordinuar edhe ndihmat ndërkombëtare. Në ministrinë e Financave në Berlin, nëpunësit janë duke rishikuar prej javësh nevojat financiare të Ukrainës. Në librat nga Kievi shihet se shpenzimet janë të jashtëzakonshme, vetëm si pasojë e luftës në Lindje të vendit.

Me ftesën e Poroshenkos në Gjermani, Berlini ka dashur që në mënyrë demonstrative të bëj të ditur se nuk është harruar anektimi i Krimesë prej Rusisë. Pikërisht para një viti në këtë siujdhesë të Detit të Zi është mbajtur referendumi i kontestuar dhe i ndihmuar ushtarakisht nga Rusia, për shkëputjen e Krimesë në Ukraina. Merkel dhe Gauck e kanë bërë të qartë para Poroshenos se anektimi rus i Krimesë nuk do të njihet. Kjo ishte një goditje e Kremlinit ndaj një shteti të pavarur. Por një plan se si mund të rikthehet Krimeja nën sovranitetin e Ukrainës në të ardhmen, nuk ka as Poroschenko dhe as qeveria gjermane.

Berlini nuk do të dërgojë armë në Ukrainë
E paqartë është poashtu nëse marrëveshja e arritur për armëpushim do të qëndrojë. Sjellja e Moskës dhe seperatistëve nuk mund të parashikohen. Vëzhguesit e OSBE-së ende nuk mund të vëzhgojnë lirshëm gjendjen në shumë rajone. Misioni i OSBE është ende tepër i vogël, për të vëzhguar frontin në një linjë prej 40 km. Personeli duhet të ngrihet, por kjo me siguri që do të zgjatë edhe disa muaj. Ata kanë shumë pak teknikë për vëzhgim. Këtu bëjnë pjesë dronat, të cilët mund të vëzhgojnë gjendjen mirë. Por Rusia po e bllokon veprimin e OSBE-së dhe në këtë mënyrë po dëshmon se sa pak është e interesuar për mbajtjen e armëpushimit.

Në Kiev llogaritet me një ofensivë të madhe të seperatistëve. Ndaj Poroshenko kërkon armë. Por qeveria gjermane si dhe shumë qeveri të tjera evropiane ende po e frenojnë këtë mundësi. Ato kanë frikë se me dërgimin e armëve konflikti do të përshkallëzonte edhe më shumë. Por Ukraina ka nevojë për sisteme moderne të armëve si dhe drona për vëzhgim. Në rast të një sulmi të ri nga seperatistët e mbështetur dhe pajisur nga Rusia, armata ukrainase nuk mund të përgjigjet.

Shpëtimi mund të jetë tepër i shtrenjtë
Ekonomikisht dhe para së gjithash financiarisht, Poroshenko e ka mbështetjen e Berlinit. Por ai duhet të nisë reformat e premtuara kaherë. Krahas pavarësisë së organeve juridike, këtu bën pjesë edhe lufta kundër korrupsionit dhe ekonomisë së oligarkëve. Ata janë - krahas luftës - pengesa më e madhe e stabilizimit ekonomik të Ukrainës. Edhe më tej paratë e ta pasurve nxirren nga Ukrainë në vendet e tjera. Poroshenko nuk ka bërë shumë në këtë drejtim, mbase për shkak se si pronar i sipsërmarrjeve edhe vet bën pjesë në radhët e oligarkëve.

Perëndimi e di: shpëtimi i Ukrainës mund të kushtojë shumë. Sa para do të jenë të domosdoshme, do të shihet në fund. Falimentimi i Ukrainës duhet të evitohet. Por në një thes pa fund askush nuk do të investojë gjithmonë. Tek e fundit, është shumë e qartë që stabilizimi mund të ketë sukses vetëm nëse përfundon lufta./DW/

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21

Rikthehet Broja, sulmuesi gjen minutat e para për këtë sezon me Everton U-21