TIRANE - Ish-ministri i Mbrojtjes, ish-këshilltar i Presidentit  flet për mungesën e Nishanit në ceremoninë e 5 vjetorit si anëtarë në NATO.
 
Në 5-vjetorin të anëtarësimit në NATO mungoi Presidenti..?
 

Natyrisht që ishte në nder të presidentit të ishte i pranishëm. Meqënëse ishte vetëm ceremoni dhe jo aktivitet, seminar apo konferencë, nuk ka pasur fare nevojë për axhendë. Ndaj është krejtësisht jologjik e qesharak justifikimi i presidentit, pasi ai si komandant i përgjithshëm duhet të rrijë në krye të paradës ku ka vendin. Ai do të justifikojë atë mënyrë sjellje që u dikton vartësve të vet Berisha, ndaj kundërshtarëve, pra mazhorancës së majtë. Është një sjellje e padenjë dhe qesharake.
 
Po në lidhje me përplasjen për kundëradmiral Gërvenin…?
 
Në linjën e kundërshtisë që ka ndaj mazhorancës, është tipik si pozicioni i Berishës. Nishani kundërshton këtë mazhorancë; kur ishte Berisha kryeministër asnjëherë nuk e ka kundërshtuar, tani e quan detyrë. Pranoi të gjitha propozimet e ligjet e Berishës.
 
Po Gërvenit i skadon mandate si përfaqësues në NATO?
 
Për mua Gërveni, po të ishte ushtarak, e presidenti president, ai si personi në ekipin e tradhëtisë për dhënien e hapësirës detare Greqisë, sot duhej të ishte para ligjit dhe jo të diskutohej qëndrimi ose jo në Bruksel. Ka faj dhe mazhoranca. Nëse shqiptarët harrojnë këtë farë gjenerali që punonte mbi hartën greke për grekët, pavarësisht se nën urdhërin e Berishës, e gradoi më pas Gërvenin, le të presin tradhëti të tjera.

 *Shkrimi u publikua sot (1.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)