Sabit Brokaj rrëfen: Si bliheshin ilaçet
për diktatorin, ja si i solla nga Franca

Sabit Brokaj rrëfen: Si bliheshin ilaçet<br />për diktatorin, ja si i solla nga Franca<br>
Kardiologu Sabit Brokaj, një nga mjekët e ekipit që ndiqte 24 orë shëndetin e Enver Hoxhës, në një intervistë për gazetën “Panorama” tregon se laçet kontrolloheshin nga oficeri përkatës i ambasadës ku merreshin ato dhe transportoheshin nga oficeri i sigurimit. Ai zbulon detaje nga mënyra se si behej furnizimi dhe si siguroheshin medikamentet.

Ai thote se asnjehere nuk levizej vetem, apo mjeku të shkonte në farmaci dhe t’i blinte ilacet qe perdoreshin per mjekimin e ish-diktatorit. “Absolutisht jo. Kishte disa filtra ku asnjë individ nuk kishte pavarësi të plotë, por kontrollohej nga hallka tjetër. Ishte studiuar shumë mirë kjo çështje e sigurisë”- tregon ai.

Ai rrefen edhe nje rast kur nga Franca ka sjelle nje pako per Enverin. “Unë kam sjellë nga Franca jo ilaçet, por syzet dhe lentat e Enverit dhe material sanitar njëpërdorimësh, sepse ne ishim të varfër për këto, jo medikamente.

Nuk ishte një blerje e thjeshtë, por kishte protokoll. Unë u ndodha për specializim në Paris dhe kur u ktheva më ngarkuan detyrën që të sillja këtë pako. Por, kur niseshin nga Shqipëria për ilaçet, gjithmonë shoqërohej me punonjësin e sigurimit, me punonjësin që mbante fondin tej”- thote Brokaj.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut

Hapet sot tuneli i Llogarasë, Rama: Vepër historike, do ndryshojë udhëtimin drejt jugut