Aleanca e NATO-s pritet të rrisë praninë e saj ushtarake në Balltik, menjëherë pas aktit të dyshuar të sabotazhit kundër kabllove energjetike, që lidhin Finlandën me Estoninë.
Akti në fjalë ndodhi më 25 dhjetor dhe konsiston në shkëputjen nga impianti energjetik të kabllit nënujor, ‘Estlink 2’, një muaj pasi në territorin suedez ndodhi i njëjti incident.
Autoritetet dhe mediat perëndimore flasin për një flotë ruse në hije që vepron me synime operative të tilla në Balltik, ç’ka ka sjellë edhe vendimin e Aleancës për të shtuar praninë.
Sekretari i Përgjithshëm, Mark Rutte, ka komunikuar me presidentin finlandez, Alexander Stubb, të cilit i ka komunikuar vendimin për shtim mjetesh.
Vendimi përfaqëson një moment delikat pasi situata po fermentohet në një rajon ku Rusia ka patur garancitë e sigurisë së vendeve neutral që tashmë janë anëtare të NATO-s.