TIRANE-Politikani i njohur, themeluesi i Partisë Republikane, dhe drejtuesi i saj për 7 vjet Sabri Godo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në reanimacionin e spitalit të Mushkërive, në Sauk të Tiranës.

Lajmi konfirmohet nga mjekët për Shqiptarja.com. Mjekët thonë se Godo vuan nga likidi pleural, e njohur në gjuhën e thjeshtë si ujë në mushkëri.

Godo është shtruar në reanimacion që prej mbrëmjes së djeshme, dhe pranë tij i gjenden të bijat, mes tyre dhe ish ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo.

Mjekët thonë se gjëndja shëndetësore e politikanit 82 vjeçar ka ardhur duke u përmirësuar dhe gjatë ditës së sotme pritet të dalë nga reanimacioni.