Deri këtu ska asgjë të keqe, por ende nuk dihet se me ç’farë statusi Sadije Berisha së bashku me fëmijët pushojnë në një vilë qeveritare ku në shërbim të tyre janë i gjithë stafi shtetëror.
Këtë shqetësim e ka ngritur edhe deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe, i cili me anë të një postimi në facebook ngre pyetjen:
Përse duhet të pritet, të mbahet e trajtohet me shpenzimet e buxhetit të shtetit në një rezidencë qeveritare nusja e djalit të kryeministrit?
Fotot janë postuar në profilin e facebook të Sadijes ku veç të tjerash komenton se ndodhet në vilën qeveritare në Dhërmi duke pushuar.
(Në foto vila qeveritare në Dhërmi, ku pushon Sadije Berisha Shikoni me teper FOTO)
Ndërsa pak kohë më parë në mediat rozë u publikua lajmi i braktisjes së Shqipërisë nga Sadije Berisha, pasi siç u komentua asokohe, ajo ishte ndarë me djalin e kryeminstrit Shkëlzen Berisha pasi ky i fundit kishte nisur një jetë të re në krah të një tjetër partnereje.
Në fundjavë pranë këtyre ambienteve të vilës qeveritare ka shkuar dhe Kryeministri në ikje Sali Berisha, i cili përveçse ka pushuar, ka zgjedhur të thyejë edhe një tjetër rekord të notit siç tashmë e ka kthyer në traditë të përvitshme.
Redaksia online
(v.gj/shqiptarja.com)