Sadik Bejko: Nëpërkëmbja e Zhitit
nga SMS-të e Presidentit Nishani

Sadik Bejko: Nëpërkëmbja e Zhitit<br />nga SMS-të e Presidentit Nishani
Shkrimtari dhe poeti Sadik Bejko komenton përplasjet e fundit mes presidentit Bujar Nishani dhe ish-ministrit të Kulturës Visar Zhiti:

"Këto ditë poeti V Zhiti reagoi ashpër ndaj Presidentit Nishani. Me këtë rast doli prapë në shesh përplasja e vjetër midis Presidentit me poetin Zhiti. U shtrua pyetja: përse vallë Presidenti pranoi të dekretonte ministër një ish-Sekretari të Parë të Rinisë për Tiranën, një ish-hetues, si Fatmir Xhafën, ndërkohë që më parë kishte kthyer mbrapsht propozimin për ambasador të një poeti të persekutuar si V Zhiti?
 
Këtë histori Zhiti nuk e kishte harruar. Poeti, edhe pse tashmë ka dhjetëra vite në diplomaci e në politikë, e quajti presidentin ‘nishan pa nishan’. Presidenti nuk e gëlltiti, e mori krejt personalisht dhe hidh e prit kundërvënien me poetin. Kryeshtetari e kishte të gatshme përgjigjen për ish-kolegun Zhiti (kanë qenë të dy ministra në një nga qeveritë e kryeministrit Berisha). Nga zyra e Presidentit doli një justifkim pak i dyshimtë. Sipas kësaj përgjigjeje, Zhiti, (ish-ministër) nuk mund të dekretohej ambasador se në burg paska qenë spiun. Zhiti me indinjatë iu përgjigj Peridentit se kjo ishte shpifje e pastër.
 
Një dokument arkivor i publikuar nga Agron Tufa vërtetonte se Zhiti jo vetëm që nuk kishte qenë spiun, por ai i ishte kundërvënë burrërisht Sigurimit duke mohuar bashkëpunimin me të. Pas kësaj, mund të mendosh se Visar Zhiti është një hero, ai nuk qenka thyer përballë represionit më të tmerrshëm.
 
Në ҫastin kur pritej që Presidenti të tërhiqej me turp, ndodhi e kundërta. Në TV Klan u ripërsëritën disa sms denoncuese të bëra nga një farë V P. Në këto sms Zhiti akuzohet jo si spiun i Sigurimit, por si spiun i administratës së burgut, këto denoncime (siҫ!) paskan ridënuar të burgosur.
 
Sot në gazetën ‘Shqiptarja.com’ në intervistën e tij ish-i burgosuri Lek Mirakaj merrte në mbrojtje Visar Zhitin dhe akuzonte për shpifje Presidentin.
 
Kjo është vërtet një histori e ulët. Nuk mundet një President, Institucioni më i lartë i shtetit, të marrë nëpërkëmbë nderin e kolegut të tij të dikurshëm, ish-ministrit Zhiti, me ca sms të një farë qytetari me inicialet VP? Kjo mund të ndodhë vetëm në Shqipëri.
 
Visar Zhitin shteti e persekutoi me burg në diktaturë, shteti e përbalt me shpifje si spiun sot në demokraci.
Në këtë klimë asgjë nuk është e besueshme. Ndërkohë që nga zyrat e TV-të persekutohej Zhiti, Presidenti të enjten nderoi me titullin “Mjeshtri i madh” një ish-bashkëvuajtës të tij, poetin Frederik Reshpja.
 
Vërtet poeti Reshpja u nderua nga shteti? Nëse ai personi misterioz me inicialet V P do ta denonconte me sms si spiun Reshpjen (denoncime pasvdekjes), do t’ia hiqte këtë titull nderi Presidenti poetit?"

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë

Forcat RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kërkohen persona me rrezikshmëri të lartë