Videoskandali në bashkinë e Kukësit me Safet Gjicin, dëshmia e sms-të e Alma K. me ish kreun e këshillit të qarkut, Oruçi: 'Ke fol me Salën vet...'

Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma K. u ulën sot bashkë në bankën e të akuzuarve në seancën gjyqësore që po mbahet në GJKKO. Ata i qëndruan kërkesës në seancën paraprake për gjykim të shkurtuar për akuzën e korrupsionit.

 Në prani të dy të akuzuarve, SPAK lexoi kërkesën për gjykim ku thuhet se nga hetimet, rezultoi një bisedë e zhvilluas mes Alma K. dhe Safet Gjicit në zyrën e tij, ku Gjici pas favorit seksual, e drejtori Almën te Granit Gjana, për të folur mbi tenderin për strehimin e qenve endacakë. Në banesën e gruas u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Kur është marrë në pyetje e pandehura është shprehur se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ ‘Fiks Fare’ pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision. Në telefonin e saj, u gjeten biseda mes saj dhe gazetarëve të Fiks Fare ku flitej për këtë filmim, të kryer nga Alma K me një kamera të fshehur në një kuti kartoni. 

SPAK thekson se filmimi u bë me vullmet të plotë nga ana e Alma K. Prokuroria tha se ajo ka pretenduar se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë.

"Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar që herën e dytë do të prezantohej me një pajisje regjistruese për fiksimin me audio dhe video të takimit. Pasi e realizoi videon, në momentin e largimit nga Kukësi kishte ndaluar në biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vëne në dijeni të materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marrë për mos të ja kthyer më. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni"

Por sipas SPAK ky fakt nuk është konfirmuar nga hetimi.

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.

B (Abedin Oruci): Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet

A (Alma K): Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale

Në zhvillim gjeni pjesë nga përgjimet. 

Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B. 

Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.

Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.

"E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marrjen e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi" informon SPAK.

Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në messenger nga data 22 shtator 2022.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:14
Videoskandali seksual i Gjicit/ Alma K dëshmoi se Abedin Oruçi i mori videon, çfarë deklaroi në SPAK ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës

1703347497_abedinoruci.jpg

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K, ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi. Në dosjen e siguruar nga Report Tv, thuhet se ata komunikonin nga shtatori i vitit 2022 dhe kanë vijuar komunikimin deri një ditë para publikimit të materialit. SPAK thotë se mesazhet nuk provojnë çfarë objekti konkret kishte marrë Oruçi prej Alma K.

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”, thuhet në dosjen e SPAK.

Report Tv, sjell një pjesë nga dosja se çfarë ka deklaruar Oruçi kur është marrë në pyetje lidhur me hetimet për videoskandalin në Bashkinë e Kukësit dhe pretendimet e Alma K.  

Ne vijim te verifikimit te këtyre pretendimeve, me date 09.10.2023 ka dhene deklarime ne cilesine e personit qe ka dijeni shtetasi Abedin Oruçi. Ky shtetas deklaron se ka njohje prej disa vitesh me personin nen hetim Alma K. Njohja midis tyre ka filluar ne njetin social Facebook por me vone ka pasur edhe takime fizike midis tyre, gjithmone ne nivel shoqeror. Nder te tjera ai deklaron se disa dite pas zgjedhjeve vendore te 14 Majit te 2023, ne ambientet e biznesit te tij ne Kukes, eshte paraqitur Alma K. dhe e ka njoftuar qe kishte realizuar nje video me personin nen hetim Safet Gjici. Deklaruesi per shkak te kontlikteve te shumta verbale qe kish pasur me Safet Gjicin, eshte treguar shurne kurioz per te pare se per cfare video e kishte fjalen Alma K. Nderkohe pak dite me vone nga ky takim me Almen, kjo e fundit nepermjet nje kolegu te saj gazetar me theks Kosovar, ja dergon videon Abedinit i cili pasi e vizionon filmimin, nuk shprehet me i interesuar per ate natyre video. Nder te tjera Abedin Oruyi deklaron se ky gazetar qe erdhi heren e pare per te sjelle videon, eshte rikthyer per here te dyte pas disa ditesh per ta pyetur serish nese ishte i interesuar per videon por Abedini kishte ngulur kembe qe nuk kishte interes. Emrin e gazetarit Abedini nuke mban mend dhe nuk eshte ne gjendje t'a identifikoje. Gjithashtu ai deklaron se Alma ka qene e shqetesuar se mos ai e ka marre videon dhe mund t'a bente publike por ai e ka siguruar se videon nuke ka ne dispozicion por vetem e ka vizionuar ate.

Ora 17:04
Videoskandali seksual i Gjicit, Abedin Oruçi reagon pasi Alma K. e përmendi në dëshmi: S’kam lidhje me këtë skandal, asnjë komunikim me Sali Berishën

Ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës, Abedin Oruçi ka reaguar në një postim në rrjetet sociale, pasi emri i tij është përmendur në dosjen e videoskandalit seksual në Safet Gjicit me Alma K. në zyrën e Bashkisë së Kukësit, gjatë kohës që Gjici mbante detyrën e kryebashkiakut.

Në dosjen e SPAK, thuhet se Alma K. ka pretenduar para organit të akuzës se Abedin Oruçi, ish-kryetar i Këshillit të qarkut Kukës, ia ka marrë USB-në ku ndodhej filmimi me forcë. Por në këtë reagim, Oruçi thotë se nuk ka lidhje me këtë megaskandal.

“Ajo deklaron se pas takimit të parë më 23 maj 2023 në zyrën e Safet Gjicit, kishte menduar qe heren e dyte do te prezantohej me nje pajisje regjistruese per fiksimin me audio dhe video te takimit. Pasi e realizoi videon, ne momentin e largimit nga Kukesi kishte ndaluar ne biznesin e Abedin Orucit dhe e kishte vene ne dijeni te materialit qe kishte xhiruar. Ky i fundit i kishte kerkuar ta shihte videon dhe ia kishte marre per mos te ja kthyer me. Vetëm të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, personi nën hetim e ka marrë një USB me materialin video që ka sjellë nje shofer furgoni”, thuhet në dosjen e SPAK.

SPAK po ashtu thotë se ky pretendim i Alma K. nuk është konfirmuar nga hetimi.

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit. Madje në një moment, flitet edhe për një person me emri Sali, për të cilin nuk jepen më shumë detaje. Oruçi në reagimin e tij, përmend Sali Berishën, duke thënë se nuk ka pasur asnjë lloj kontakti me të.

Reagimi i plotë i Abedin Oruçit

QENTË LEHIN, KARVANI ECËN PËRPARA

Të dashur qytetarë të Kukësit,

Sot media të ndryshme, janë përpjekur të baltosin, të njollosin emrin tim, me super skandalin e ish kryetarit të vetëzgjedhur të bashkisë Kukës. Njerëzit e neveritshëm, të cilët njollosen emrin e Kukësit, njollosen votën e kuksianëve, njollosen edhe kuksianët, u deshën vetëm 4 vite që llumi i tyre të dilte në sipërfaqe.

Unë kam qenë i zgjedhur 20 vite dhe kurrë nuk më ka shkuar ndërmend të merrem me skandale të tilla Mediat gjithashtu janë munduar ta përziejnë emrin tim me Sali Berishën. Deklaroj me përgjegjësi se nuk kam pasur kurrë asnjë lloj kontakti me Sali Berishën.

Përkundrazi, Sali Berisha gjatë aktivitetit tim që kam ushtruar si zyrtar i shtetit, me ka shkarkuar 3 herë nga puna, dhe jam kthyer në detyrë përsëri nëpërmjet Gjykatës Kushtetuese. Parimi im kryesor është se unë gjithmonë kam besuar te drejtësia, dhe besoj gjithmonë të drejtësia.

Çdo media e cila ka përmendur emrin tim, duke u munduar ta përfshijnë në skandalin Alma-Gjici, i kam paditur në gjykatë.

Deklaroj me bindje të plotë se:

- Nuk jam i përfshirë në megaskandalin Alma-Gjici! Sepse nuk është në tabanin tim personal, e as të familjes time të merremi me ngjarje të tilla të neveritshme.

Ju jeni vetë dëshmitarë, se me skandale të tilla, dhe me njollosjen e kuksianëve janë marrë ish kryetari i bashkisë Gjici, ish nënkryetari dhe ish prefekti i bashkisë Kukës - Granit Gjana.

Të gjithë njerëzit që kanë shkruar për mua, dhe janë përpjekur ta baltosin emrin tim kanë përfunduar në burg.

Disa nga këto njerëz janë:

1- Prokurorja më e korruptuar në Shqipëri (ish prokurore e Kukësit), Rita Gjati është larguar nga sistemi i drejtësisë nga vetingu;

2 - Ish prokurori i Kukësit - Edmond Karriqi, i dënuar me burg për korrupsion, ku vazhdon kryerjen e dënimit në burg;

3 - Ish nëndrejtori i policisë së Kukësit Hajri Kusho, është larguar nga radhët e policisë për trafik droge dhe korrupsion.

Të gjithë këta njerëz që janë munduar të baltosin emrin tim shikoni se si kanë përfunduar.

Alma Kaçi kaçi në bashkëpunim me gazetarët e fiksit dhe publikimet e fiksit, kërkon që t'i shmanget përgjegjësisë së saj. Tashmë krejt shqiptarët e dinë se si është bërë ajo ngjarje, kush e ka bërë dhe përgjegjësit e saj.

Unë kurrë gjatë gjithë jetës time, as që më ka shkuar ndërmend ti bëj keq kujt.

Çdo kuksian/e që me njeh, e di mirë se unë gjithmonë jam munduar ta ndihmoj Kukësin dhe kuksianët, gjat gjithë karrieres time politike, dhe si biznesmen nga te ardhurat e mia personale, dhe kurrë nuk jam përzier në ngjarje të neveritshme, si ajo në zyrën e ish kryetarit të bashkisë Kukës.

Gjithmonë do jem në Kukës për Kukësin dhe kuksianët.

Me respekt,

Abedin Oruçi.

Postimi në Facebook
Ora 20:42
‘Do qëndrosh edhe pak ditë kryetar, një video do bëhet publike’, debati në mbledhje, kush është zyrtari që e dinte për videoskandalin e Gjicit

1687777784_safetgjici.jpg

Report Tv zbardh një tjetër pjesë nga dosja e videoskandalit seksual në zyrën e bashkisë së Kukësit mes Safet Gjicit dhe Alma K. Në dosje tregohet një incident, më datë 09.06.2023 kur Safet Gjici është betuar si kryebashkiak i Kukësit dhe është mbajtur mbledhja e parë e këshillit bashkiak.

Në këtë mbledhje, këshilltari Astrit Cengu ka marrë fjalën dhe me tone të ashpra, në dosje thuhet se i është drejtuar kryetarit Gjici duke tundur telefonin që kishte në dorë dhe deklaronte se Gjici edhe pak kohë do të qëndronte në detyrë për shkak të një video që do bëhej publike dhe që do të trondiste të gjithë vendin.

“Me date 09.06.2023, ditën e betimit te Kryetarit te Bashkisë Kukës ndodheshin ne Pallatin e Kulturës ne Kukës ku është mbajtur mbledhja e pare e Këshillit Bashkiak. Ne përfundim te votimeve për anëtaret e këshillit te qarkut, mori fjalën shtetasi Astrit Cengu dhe me tone te ashpra duke iu drejtuar kryetarit Gjici dhe duke tundur telefonin qe kishte ne dore deklaronte se ky i fundit edhe pak kohe do të qëndronte ne detyre per shkak te nje video qe do behej publike dhe qe do te trondiste te gjithe vendin. Nder te tjera deklaruesi shton se eshte vene ne dijeni per përmbajtjen e videos vetëm ditën e publikimit neper media pra me date 16.06.2023. Ne ate moment ai e ka kuptuar se cilet ishin personat e perfshire ne video dhe ka bere lidhjen me shtetasen Alma K. te cilen e kishte takuar ne zyren e kryetarit per projektin e kafsheve te pastreha. Gjithashtu Gjana deklaron se ne ditet  ne vijim pas takimit me Alma K. ai ka tentuar te vihet ne kontakt telefonik me te  dhe ka insistuar qe kjo e fundit t'i dergonte me e-mail projektin e kafsheve te pastreha. Vetem pas ketyre tentativave qe nuk gjenin pergjigje tek Alma K. ai ka krijuar bindjen se ideja e projektit mund te ishte nje tentative mashtrimi dhe se kjo shtetase nuk ishte serioze dhe per kete ka biseduar edhe me kryetarin Gjici i cili i ka sugjeruar qe te vihet ne kontakt edhe fizikisht me shtetasen Alma K. per te kuptuar nese kishte realizuar ndonje video ne zyren e Bashkise diten e takimit. Ai gjithashtu shton se eshte vene ne dijeni se Safet Gjici dhe Alma K. jane takuar edhe nje here tjeter ne zyre perpara dates 06.06.2023”, thuhet në dosje.

Ora 20:24
DOSJA/ ‘Nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje’, Alma K. tregon bisedën me të moshuarën pasi del nga zyra e Gjicit: Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu

1693472475_finalprojekt.00000400.Still061.jpg

Protagonistja e video skandalit me Safet Gjicin, Alma K. ka dëshmuar se materialin filmik ia kishte marrë ish-kryetari i këshillit të qarkut Kukës Abedin Oruçi.

Report Tv sjell një pjesë nga dosja, ndërsa Alma K ka treguar bisedën me një të moshuar dhe se çfarë i kishte thënë ajo teksa dilte nga Bashkia e Kukësit, pasi kreu aktin seksual me Safet Gjicin.

“Edhe Alma K në dëshminë e saj thotë se në dalje nga Bashkia pas marrëdhënies seksuale me Gjicin në zyrën e këtij të fundit, kishte takuar një të moshuar që i kishte thënë fjalë thumbuese “Eh moj bijë sa hynë e dalin këtu”, që sipas Alma K i lanë të kuptonte se nuk ishte e para që dilte nga Bashkia në atë gjendje”, thuhet në dosje.

Ora 17:23
Videoskandali me Safet Gjicin, zbardhen sms e Alma K me Abedin Oruçin

Foto: Abedin Oruçi dhe Safet Gjici

Në dosjen e siguruar nga Report TV, evidentohen biseda mes Alma K dhe një personi me emrin Abedin, ku flitet për një objekt të cilin ai ka marrë nga autorja e filmimit.

Në telefonin e Alma K, SPAK ka gjetur një video të krijuar në datën 13 qershor 2023 me kohëzgjatje 2 minuta e 47 sekonda, ku e pandehura identifikohet si personi A dhe shtetasi me emrin Abedin si personi B.

A: Dëgjo mua me duhej patjeter ajo video

B: A po mgjon mu o shok, do vi) video te q*** motren e videove me dëgjo mua

A: o Abedin tani po flasim tamam per zotin me duhet patjeter

A: Jo, Jo une nuk di kush e ka mare vesh tani se une jam e pambrojtur ate gje e dije vetem ti, une nuk e di kush e ka mare vesh per koke te djalit

B: Dëgjo mu ti ke fol me Salën vet

A: Po Jo mo Jo, se skam fol fare une me Salen o Abedin, e ballafaqojmë skam pune une as me Sale as me nji o, une po te them vetem me ty, ca Sale

Në një bisedë të datës 15 qershor 2023, Alma K, kërkon sërish materialin nga Abedini, pasi donte ta paraqiste në një ambasadë për të kërkuar mbrojtje.

A: Tani o Abedin po flasim tamam per kokë të djalit, besoj se bashkë lidhëm besen, mua me duhet ajo karte, ta paraqes diku këtu në ambasadë

B: E di si eshte problemi, unë nuk e kam më po më ra në dorë

A: Po o Abedin tani unë kartën, o Abedin tani karten ti e mbajte mos më thuaj smë ka rënë gjë në dorë për kokë të djalit.

B: Po nuk e kam moj për kokë të fëmijëve.

Bisedat kanë vijuar edhe në datën 16 qershor ndërkohë që para publikimit të videos, teksa komunikon me gazetarët dhe kontaktet e saj, Alma K shpreh frikë për publikimin e materialit nga një person me emrin Abedin.

E hetuara Alma ka njohje dhe komunikime me shtetasin Abedin Oruçi edhe para regjistrimit te videos ne zyren e kryebashkiakut, dhe bisedojne ne lidhje me marren e një sendi që në datë 6 qershor 2023 por nuk permendin natyrën e këtij sendi.

Nga kqyrja e rrjeteve sociale, SPAK thotë se Alma K ka komunikuar me shtetasin me emrin Abedin Oruçi në mesenger nga data 22 shtator 2022.     

Por SPAK thotë se mesazhet nuk provojnë çfarë objekti konkret kishte marrë Abedin Oruçi prej Alma K.

Vetë gruaja ka deklaruar se të premten më 15 qershor 2023, një ditë para publikimit ne media të videos, ka marrë një USB me materialin video. Ndërkohë SPAK thotë se  në banesën e saj u gjet një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë.

Safet Gjici, me detyrë në kohën e kryerjes së veprës penale Kryetar i Bashkisë Kukës akuzohet për veprën penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve. Ai po gjykohet nën masën e arrestit burg pasi u arrestua më 24 qershorit 2023, ndërsa Alma Kaçi, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” po gjykohet nën masën e sigurisë 'arrest shtëpie' 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • P. Hajdini: 24/12/2023 01:09

    O Abedin Oruçi, ke shkrujt shume gjate, ku evidentohet urrejtja per ish Kryetarin e Bashkise se Kukesit e bashkeqytetarin tend Safet Gjici, e nuk sqaron dy pyetje te thjeshta: A ke folur ne telefon (tabulatet telefonike) me Almen K. ne periudhen para e gjate kurthit qe ajo i ngriti shtetasit Safet Gjici? A e njeh Almen K. dhe a je takuar disa here me te per kete kurth?

    Përgjigju
  • Admir: 23/12/2023 20:44

    Ty te lumte rrushi o safet,se nuk asht fundi botes

    Përgjigju
  • Iris: 23/12/2023 00:58

    Cfare inskenim i shkelqyer!Qe kur TV serioze me emisione me pergjegjesi,na u bazokan per te bere video me pergjegjesi e pasoja ligjore ne /gazetare //Babale// te padeklaruara investigative/?!Kur na qenkesh /gazetare/ per/Fiksin/ perse nuk ja dha direkt e menjehere videon /Fiksit/?! Perse Alma na /u hapka/ pikerisht me Abedin Orucin,aq sa ky ja merr videon e mezi ja kthen?! A mos valle Abedin Oruci eshte burimi furnizues i Astrit Cengut qe kercenon me video Gjicin? A eshte hetuar lidhja Berisha-Alma Kaci-Oruci?

    Përgjigju
  • Edi: 22/12/2023 20:56

    Ta futen o mavri Gjici......

    Përgjigju
  • Scutari: 22/12/2023 20:40

    Të gjithë rrugët të çojnë tek...Sali Berisha!!

    Përgjigju
  • Mali: 22/12/2023 18:56

    Llum e cfare llumi, ky idiot ben be per koke te femijeve, po ca femijesh ka ky, ku ka familje ky rrugaq rrugesh, bandit mbeti gjithmone ky,

    Përgjigju
  • Tao: 22/12/2023 17:45

    Se si mbijeton nje llum i tille se Abedini akoma, vec Rama e di. 100 te zeza i ka bere dhe ende i shpeton burgut. Vec nje ndertese nga dhjetra pa leje i ka prishur IMT, para dy javesh.

    Përgjigju
  • bledi: 22/12/2023 17:36

    Po ku i gjeni kto komunikime valle se ajo eshte ne gjykate akoma.Lere qe Sala paska ber namin e paska fut tajarin e Gjicin ne goje me doren e vet.Po per kta bashkiaket e tjere apo per ata skeni interes ju si media e "pavarur" se si ben mire partise.

    Përgjigju
  • GOLI: 22/12/2023 13:38

    PERVEÇ SHKELJEVE LIGJORE,GJICI DUHET TE GJYKOHET EDHE PER KORUPSION BIOLOGJIK-SHPERDORIM HORMONESH.....

    Përgjigju
  • Dorasi: 22/12/2023 12:53

    Na e postoni videon e plote ose linkun

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja