Safet Gjici me 'dorë të hekurt': Pas 1 shtatorit, gjobë kush ndot qytetin e Kukësit

KUKËS-Bashkia e Kukësit, pritet që pas shtatorit të aplikojë gjoba për të gjithë qytetarët të cilët pas rikonstruksionit të banesave të tyre përziejnë mbetjet inerte me ato urbane pranë kazanave të mbeturinave. Lajmi është bërë i ditur nga Drejtori i Shërbimeve Publike Xhevdet Sopi. Sipas Sopit, e njëjta masë administrative do të aplikohet edhe për bizneset që nuk i depozitojnë mbetjet e produkteve që tregtojnë në vendet e caktuara.

"Kemi vendosur deri në fund të muajit të pastrohet i gjithë qyteti. U bëj thirrje qytetarëve që të na ndihmojnë në punën tonë. Pas 1 shtatorit do vendosim gjoba për subjektet që do ndotin ambientin", tha Xhevdet Sopi, drejtor i Shërbimeve në Bashki.

Prej disa ditësh Bashkia Kukës, ka nisur në çdo lagje të qytetit një aksion për pastrimin e mbetjeve urbane, inerteve dhe ferrave. Këto aksione, përveç pastrimit të qytetit, kanë si qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mbajnë pastër ambientet e përbashkëta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 15/08/2019 10:57

    Ka të drejtë per ndotjen por nuk eshte ky qe vendos.. Eshte njesoj sikur presidenti i Realit të dali e të thotë se qe ketej e tutje gjobë kush ndot Madridin.. Kjo gje tregon edhe njehere ashiqarre dhe per formimin e psikologjine e shqiptarit ne pergjithesi I cili nuk pjerdh per shtet apo per dike qe eshte ekspert. Shqiptari ne pergjithesi eshte i egër dhe fut hunden kudo, mjafton qe ai të degjohet.

    Përgjigju
    • XXX: 15/08/2019 21:27

      Hidh mbetje ti e te shofesh si do e paguash gjoben mu si shkerdhate. Ai vendos dhe qe cke me at pune. Popull legen, hani e dhisni aty ku hani pleraxhinj.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë

Max Verstappen shpallet kampion bote në Formula 1, titulli i katërt në karrierë