Sahit Dollapi jep dorëheqjen
nga kreu i CEZ, ERE e pranon

Sahit Dollapi jep dorëheqjen<br />nga kreu i CEZ, ERE e pranon
 TIRANE -   Sahit Dollapi jep dorëheqjen nga posti i kryeadministratorit të CEZ shpërndarje. Dorëheqja u deklarua sot paradite para Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, ku Dollapi paraqiti analizën 10- mujore të punës së kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike. Disa orë më pas, në orën 13:30, ERE u mblodh dhe pranoi dorëheqjen e Dollapit dhe hapi procedurat për zgjedhjen e administratorit të ri.

“Në vetëm 9 muaj u provua se ka menaxhim të ndershëm, profesional dhe të përkushtuar. Kompania CEZ Shpërndarje jo vetëm u ringrit, por situata financiare e kompanisë po konsolidohet çdo ditë. Këta 9 muaj të administrimit të përkohshëm provuan gjithashtu se ky do të kishte qenë privatizimi më i suksesshëm, nëse ndershmëria dhe profesionalizmi, përkushtimi do të ishin kritere të drejtuesve të mëparshëm të kësaj komanie. Pas 9 muaj të administrimit të përkohshëm qeveria ka vendosur t'i japë fund kësaj periudhe tranzitore me kërkesë të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike për nisjen e proceduarve të shtetëzimit të kompanisë. Si një njohës me eksperiencë i sistemit energjetik dhe duke i qëndruar besnik bindjes time se zgjidhja përfundimtare në këtë sistem është privatizimi dhe liberalizmi i tregut unë kam vendosur t'i paraqes ERE dorëheqjen time nga detyra e administratorit të kompanisë CEZ Shpërndarje" - tha Dollapi duke shtuar se "Do të qëndroj në këtë post deri sa të bëhet emërimi i një drejtori të ri, apo një zgjidhje që do të jepet nga qeveria”

MBLEDHJA E SOTME E  ERE
ERE kishte njoftuar se, në zbatim të nenit 7 të Ligjit Nr.9072, datë 22.05.2003, “Për Sektorin e Energjisë Elektrike”; nenit 9 të Rregullores për Organizimin dhe Funksionimin e Brendshëm të Entit Rregullator të Energjisë të miratuar me vendimin Nr. 141, datë 24.12.2008 dhe nenit 14 të Rregullave të Praktikës dhe Proçedurave të ERE-s, sot në orë 11:00 do të zhvillohej mbledhja e Bordit të Komisionerëve me rend dite “Raportim mbi punën e kryer prej shoqërisë CEZ Shpërndarje sh.a, realizimin e treguesve për periudhën Janar-Shtator 2013 dhe lidhur me disa kërkesa të paraqitura prej kompanisë për planin mujor të investimeve, pagesat dhe projektet/nevojat prioritare të CEZ Shpërndarje sh.a.

LARGIMI I PAPRITUR
Largimi i Dollapit është i papritur. Më 21 shtator, ai deklaroi se nuk do të japë dorëheqjen dhe nuk pret të shkarkohet pasi ka punuar mirë.

Deklarata u bë një ditë pasi TV A1 Report e Shqiptarja. com publikuan emrin e Arben Seferit si personi i cili pritet të bëhet zyrtar nga qeveria "Rama", për t'u ulur në vend të Dollapit.

I pranishëm në inspektimin e punimeve për nënstacionin e Farkës, Dollapi tha se do të jetë i angazhuar të punojë me të njëjtin standard, pavarësisht se çfarë qeverie do të jetë në pushtet. “Unë vazhdoj të kryej detyrën e administratorit të CEZ deri në momentin kur bordi apo struktura që më ka emëruar të më njoftojë për një vendim të dytë.  Nuk kam asnjë njoftim për shkarkimin tim”, tha ai. 

I pyetur nëse do t’i paraprijë shkarkimit të tij me dorëheqje, Dollapi u përgjigj: “As nuk do t’i paraprij me dorëheqje dhe as nuk do të pres shkarkimin nga ERE, pasi ERE e çdo institucion tjetër duhet të masë punën me rezultatet. Unë do të punoj me të njëjtin standard si në qeverinë e mëparshme. Unë do të vazhdoj punën me strukturën time  dhe shpresoj se 90 % do të jenë aktërktimet dhe niveli i humbjeve do të bjerë 37 %.  Ky është objektivi im” - tha Dollapi.

Më parë, më 30 korrik, një nga anëtarët e Bordit të Entit Rregullator të Energjisë, Adriatik Bego, propozoi shkarkimin e drejtorit të CEZ, Sahit Dollapi. “Kompania CEZ ka shkelur ligjin për sa i përket blerjes së mallrave dhe shërbimeve përmes tenderimit, duke shmangur prokurimet publike”, citohen pjesë nga raport i fundit i Entit Rregullator të Energjisë për këtë ndërmarrje.

“CEZ ka anashkaluar përfshirjen e Agjencisë së Prokurimit Publik, e cila bën dhe kontrollin e tenderëve”, tha anëtari i bordit të ERE, Adriatik Bego, i cili i kërkoi Entit Rregullator shkarkimin e drejtorit të përkohshëm të CEZ, Sahit Dollapi.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë