Sahit Dollapi rrit pagat
për punonjësit e CEZ

Sahit Dollapi rrit pagat<br />për punonjësit e CEZ
TIRANE - Ndërkohë që në Gjykatën e Tiranës janë paraqitur me dhjetëra padi civile kundër administratës shtetërore të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, nga punonjës të shkarkuar kryesisht me motive politike, CEZ Shpërndarje ka bërë me dije ditën e djeshme se ka rritur pagat për punonjësit e emëruar rishtaz. Lajmi është bërë i ditur nga vetë administratori shtetëror i kompanisë, Sahit Dollapi, i cili tha se nga ky vendim kanë përfituar 2381 punonjës.

“Nga rritja e pagave kanë përfituar më shumë se gjysma e punonjësve të kompanisë “CEZ Shpërndarje”. Ose, thënë ndryshe, 2.381 sot punonjës kanë në llogaritë e tyre paga më të larta. Kjo rritje varion nga 40 mijë lekë të vjetra për punonjës, deri në 110 mijë lekë të vjetra. Kjo nuk është rritja e parë dhe e fundit e pagave të tyre. Parimi im është, kush punon më mirë dhe më shumë, do të paguhet më mirë dhe më shumë. Vetëm përmbushja e këtij standardi do të bëjë që çdo punonjës të ecë përpara në këtë kompani”,- deklaroi Dollapi.

Administratori i CEZ në fjalën e tij ka thënë se e ka mbajtur premtimin për të rikthyer në normalitet furnizimin me energji elektrike në të gjithë vendin, ndërkohë që shumë qytete e lagje vuajnë nga ndërprerje periodike. 
“Ne mbajtëm edhe premtimin për rikthimin e normalitetit të furnizimit me energji elektrike në të gjithë Shqipërinë.

Në rast defektesh ne jemi më efiçientë dhe më afër qytetarit dhe abonentëve për riparimin defekteve në kohën më të shpejtë të mundshme. Kjo ka rikthyer edhe besimin tek qytetarët”,- tha Dollapi.

Kreu i “CEZ Shpërndarje” ka deklaruar se puna do të përqendrohet edhe në përmirësimin e marrëdhënieve me konsumatorët. Kompania pritet të bëjë publike së shpejti edhe një nga masat më efikase për faturimin korrekt të energjisë elektrike.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print)  04.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan

Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan