Gjatë inspektimit të punimeve për sistemimin e linjës 6 kilovolt në qendër të Tiranës, investim ky prej 30 milionë lekësh, Dollapi tha se, përveç rehabilitimit të linjës, po kryhen edhe shkëputjet nga rrjeti i lidhjeve të paligjshme.
"Kjo linjë ka mbi 50 vite që është ndërtuar dhe në të duhen kryer pastrime nga lidhjet e paligjshme", deklaroi ai për mediat. "Çdo konsumatori të lidhur me rrjetin e shpërndarjes që nuk është konform rregullores dhe ligjeve do t'i pritet energjia", tha Dollapi. "Dënimi kolektiv, vijoi ai, nuk është në konceptin e CEZ Shpërndarjes”.
Ndërkohë, administrate shtetërore e CEZ-it ka konstatuar së fundmi se matësit e energjisë mungojnë për një pjesë të konsiderueshme të konsumatorëve dhe të tjerët që ekzistojnë shfaqin defekte serioze.
Me këto dy argumente, CEZ-Shpërndarje në administrimin e shtetit i ka kërkuar Entit Rregullator të Energjisë që të rikthejë faturimin aforfe. Vlerat duket se do të konsistojnë në një shifër mes konsumit më të lartë dhe atij më të ulët, sipas qarqeve.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 23.05.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)