Saimir Korreshi harron xhupin në Parlament dhe akuzon socialistët se ia vodhën: Kisha shaminë e qurrave! Asistentja e Kuvendit i komenton: S'po i gjenim pronarin
Saimir Korreshi me Edmond Spahon dhe Luan Baçin në hyrje të Parlamentit
Seanca plenare e kësaj të enjte u mbyll më herët pas kërkesës së Grupit Parlamentar të PS për mosvijim të punimeve të Parlamentit, pasi deputetja demokrate Ina Zhupa fyeu socialistin Erion Braçe.
Por ngacmimet dhe akuzat që shoqëruan seancën duket se kanë vijuar edhe jashtë sallës. Deputeti demokrat Saimir Korreshi shprehet në një postim në Facebook se nga nxitimi gjatë largimit socialistët i kanë vjedhur edhe xhupin që mbante veshur.
‘Aq shpejt iku PS nga seanca sa u perplasen me njeri tjetrin.
Ore po xhupin tim kush e vodhi. Nuk u ngopet 12 vjet.
Jo per gje po kam dhe shamin e qurreve ne xhep.
(Prova qe isha me xhup ne mengjes)’, shkruan Korreshin në Facebook.
Por, ka qenë asistentja e Kuvendit ajo e cila i ka komentuar në postim deputetit Korreshi duke e njoftuar se xhupin e ka harruar në sallë.
"Në fakt ishte një xhup lart që s'po e gjenim pronarin", shkruan asistentja.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
4 Prill, 10:21
Nafta arrin në 224 lekë/litri, a është e mjaftueshme vetëm ulja e akcizës?
-
Po
15.3%
-
Jo
76%
-
Nuk kam mendim
8.7%
Vota total: 784
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Blushi jashtë sallës së Kuvendit: Dënoj shkeljen e rregullores! Rama u heq taksat oligarkëve, por refuzon uljen e TVSH-së për produktet e shportës dhe heqjen e taksave mbi naftën
2 Prill, 16:29
-
‘Deputetet e PD u kërcënuan’, Bardhi: Nuk e pranojmë zerimin e rolit të opozitës në Kuvend
2 Prill, 16:14
-
Kosovë/ Kuvendi miraton një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare në vlerë prej miliona eurosh
2 Prill, 15:40
-
Momenti kur Flamur Noka shtyn Gent Strazimirin dhe i thotë të shkojë te foltorja e Kuvendit (VIDEO)
2 Prill, 15:37
-
‘Nuk e kupton realitetin nga memet’, Vokshi debat të ashpër me Muzhaqin: Qepe gojën, mos e përmend vajzën time (VIDEO)
2 Prill, 15:18
-
Jozefina Topalli bëhet nostalgjike: Kapeni për zhelesh Ballën dhe nxirreni përjashta! Ironizon Peleshi (VIDEO)
2 Prill, 15:16
-
Flamur Noka kërcënon Taulant Ballën në seancë: Do të të rrjep si kec, të bëj atë që s’të shkon në mendje
2 Prill, 14:53
-
Pas debateve për masakrën e 2 prillit, Balla: Kërkesa për 1 minutë heshtje erdhi nga deputetët e Shkodrës! Kemi kërkuar masë për Elda Hotin
2 Prill, 14:50
-
Sherri me deputetët e PD, Balla merret përsëri në mbrojtje nga Garda (VIDEO)
2 Prill, 14:38
-
‘Balla u tall me familjarët e dëshmorëve’, Bardhi akuza Peleshit: Po e çon Kuvendin drejt konfliktit fizik
2 Prill, 14:35
-
Deputetet e PD: Taulant Balla na ofendoi, kërkojmë përjashtimin e tij nga seanca plenare
2 Prill, 14:34
-
Elda Hoti i merr kartën e deputetit Muzhaqit! Debaton dhe me Taulant Ballën: Kujdes kur flet me mua, s’jam shoqja jote
2 Prill, 14:23