“Canto per mio papa”, - është mbishkrimi që shkruan tenori me famë botërore Saimir Pirgu pas ndarjes nga jeta të babait të tij!
Tenori i cili vetëm pak ditë më parë humbi babain e tij do të rinis turin e koncerteve sipas axhendës, ku sot këtë koncert në Barcelonë ja kushton të shtrenjtit të tij, Flamur Pirgut.
“Miqtë e mi, humbja e papritur e babai tim ka shkaktuar tek unë një dhimbje tepër të madhe siç mund të ta imagjinoni.
Gjithësesi kam vendosur të këndoj në koncertin e datës 25 prill ne Barcelona, të cilin do tja dedikoj Babait tim.
Ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat pranë me ngushëllimet e mbështetjen tuaj”, - përfundon Pirgu.
Pirgu e humbi babain e tij më 17 prill pas një ataku kardiak.

Mbrëmjen e sotme ai do të interpretojë së bashku me sopranon e famshme Angela Gheorgiu.
Nuk është hera e parë që ata do të interpretojnë së bashku pasi ata kanë bashkëpunuar në disa opera bashkë si “La Boheme” në të njëjtin teatër të Barcelonës, apo “La Traviata” në Vienë.
Pirgu dhe Gheorgiu janë bërë të famshëm për kiminë artistike që kanë në skenë dhe janë konsideruar si një nga duetet më të bukur të operas së sotme.
Në këtë koncert gala ata do të shoqërohen nga orkestra simfonike e Gran Teatre Del Liceu, në dirigjimin e Ramon Tebar.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com