Tenori me famë ndërkombëtare, Saimir Pirgu po vazhdon turin e koncerteve me “Il Mio Canto”, këtë herë në Bolshoi Theatre.

Koncerti do të mbahet në bashkëpunim me Orkestrën e Capitole de Toulouse, në Francë. Dirigjent do të jetë Turgan Sokhiev, kori do të jetë i Teatrit Bolshoi si dhe mjeshtër kori - Valery Borisov. Koncerti në Teatrin Bolshoi do të mbahet në datën 5 prill 2016.

Saimir Pirgu sapo mbylli koncertin e tij në TKOB, në Tiranë, ku prezantoi albumin “Il mio Canto” dhe interpretoi ariet më të famshme të repertorit operistik. Koncerti në kryeqytetin shqiptar ishte pjesë e turneut me të cilin tenori po promovon albumin e tij.

Agjenda e koncerteve të Pirgut përfshiu qytete të shumta përfshirë Tokion, Moskën, Vjenën, Berlinin, Parisin e Neë Yorkun.

“Il mio Canto” është nxjerrë në treg nga “Opus Arte” dhe ishte prezantuar në fund të muajit janar me rastin e interpretimit të Pirgut në operën “Traviata” në “Royal Opera House” të Londrës.

Redaksia Online
(shqiptarja.com)