Saimir Pirgu: Opera 800 vende
por kisha e xhami madhështore

Saimir Pirgu: Opera 800 vende<br />por kisha e xhami madhështore
TIRANË- Tenori shqiptar me famë botërore Saimir Pirgu, pasi ka mahnitur Tokion, Firencen dhe Parisin me zërin e tij gjatë shfaqjes së koncertit “Il mio Canto”, do të këndojë të shtunën në mbrëmje në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
 
Teatri Kombëtar i Operës ka vetëm 800 vende. Biletat janë mbaruar. Por Saimir Pirgu edhe pse kryeqyteti ynë shkëlqen nga kishat e xhamitë madhështore, nuk e ndërron operën e vendit të tij me asgjë në botë.

saimir pirgu

I dhimbshëm ky konstatim i tij për kishat e xhamitë luksoze që janë ngritur plot shkëlqim së fundmi në Tiranë, ndërsa opera kombëtare po rrëgjohet dita-ditës. Saimir Pirgu vetëm e ka konstatuar këtë fakt, duke shprehur keqardhjen se nuk ka mundësi që të gjejë bileta për publikun.
 
Por ky kontaktim nuk do shumë koment.
 
Tenori Saimir Pirgu sot ka qenë në provat e koncertit dhe gjatë një pushimi të shkurtër ka rrëfyer për mediat e publikun shqiptar gjithçka për koncertin. Ky koncert është pjesë e turit botëror të artistit në qytetet më të mëdha të botës; Tokio, Moskë, Vienë, Berlin, Paris, Nju jork e së fundmi në Firence. Vetëm dy ditë pas koncertit të fundit Saimir Pirgu ka mbërritur për provat e koncertit të së shtunës në Tiranë.

saimir pirgu

Ndërsa Orkestra e Tetarit të Operës dhe Baletit ka nisur provat me dirigjentin Maurizio Barbacini nga gjithë mediat shqiptare ai pritet me ankthin e një ylli. Gjatë turit të këtij koncerti publiku në Japoni dhe ne Firence mezi kanë pritur në radhë për autografet e Saimir Pirgut. Ndryshe sillet ai në atdheun e tij, në Shqipëri. Përshëndet, buzëqesh dhe nuk mban asnjë distancë me miqtë e gazetarët. Në fund provave mes humorit e batutave na kushton mjaftueshëm vëmendje për t’i marr intervista.
 
“Tani jemi duke bërë një tur botëror, ku me shumë kënaqësi kam futur Shqipërinë dhe jam krenar për këtë zgjedhje që kam bërë”, thotë tenori Saimir Pirgu

saimir pirgu

Saimir Pirgu rrëfen në intervistën e  tij përmbajtjen e koncertit që do të jap për publikun shqiptar: “Janë ariet më të bukura të repertorit botëror operistik dhe gjithashtu pothuajse treçereku i tyre ato janë pjese e repertorit tim që këndoj në teatro të ndryshëm. Nuk e kam dhen akoma shfaqjen në Shqipëri, por e di që publiku shqiptar do më mirëpres thotë Pirgu, duke shtuar se albumi për të është një eskperiencë e 12 vjetëve karrierë me synimin që të ketë një dokumente që ia dedikon mjeshtërve të tij si Pavaroti e të tjerë”
 
Gjithashtu Saimir Pirgu rrëfen edhe qëllimin e turit botëror të koncertit “IL Mio Canto” që është një nga albumet e tij më të suksesshme në botë
 
“Ideja ishte që të prezantoja momentin tim më të mirë de të lija një dokument. U bë kohë nga albumi i parë dhe duhej një dokument që të tregonte Saimirin e tanishëm dhe do këndoj disa nga ariet që do jene e ardhmja ime”, tha Saimir Pirgu.  

saimir pirgu
 Foto të tjera..

Koncerti i Saimir pirgut në Teatrin Kombëtar të Operës nuk është thjesht një dedikim për publikun shqiptar, apo një dedikim që ia bën prindërve të tij, siç thotë ai me humor, por është një punë virtuoze që sipas tij synon shumë larg. “Ideja e albumit është që të jetë në një nivel të lartë, që albumi i këngëve të jetë internacional dhe të ndiqet në gjithë botën”, -thotë Pirgu

Me kapacitetin vetëm me 800 vende të operës kombëtare dihet se nuk e lehtë të gjesh bileta për të ndjekur tenorin me famë botërore Saimir Pirgu, e vetë ai shpreh keqardhje për këtë.

“Ky është një problem që nuk mund të justifikohet me askënd se unë nuk shes bileta si Saimir Pirgu. Më vjen keq se shumë më kanë kërkuar bileta. Pallati i kongreseve nuk është i përshtatshëm për një koncert të këtij niveli. Dhe sidomos tempulli është opera. Jemi në mesin e kryeqytetit me kisha dhe xhamia dhe është kënaqësi që kemi edhe opera, kështu që unë këtë opera nuk mund ta ndërroja me asgjë në botë, edhe me 800 vende që është”, tha tenori Saimir Pirgu.

Pas intervistës për të gjithë atë që s’mund ta ndjekin dot këtë koncert Saimir Pirgu nga skena e teatrit të operës i përshëndet me këngën e tij “Il Mio Canto”.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid

Lojërat Olimpike në Paris, OBSH: Të paktën 40 atletë me Covid