Saimiri refuzon të braktis
“Fiksin” për 10 mijë euro

Saimiri refuzon të braktis<br />“Fiksin” për 10 mijë euro
Sezoni i ri televiziv ka nisur me shumë lëvizje surprizë në disa prej mediave vizive më të rëndësishme në vend. Pas lajmit dhe shumës bombastike, me të cilën lëvizi Adi Krasta nga “Vizion Plus”, vjen në një tjetër lajm po aq befasues. Bëhet fjalë për dyshen e emisionit investigativ “Fiks fare”.

U fol se Saimir Kodra kishte vendosur të pranojë ofertën e bërë nga “Agon Channel” dhe të linte kështu punën në “Top-Channel” për shumën e 10 mijë eurove në muaj. Lajmi i largimit të tij nga “Fiksi” u duk se ishte zyrtar, e po ashtu edhe shuma për të cilën ai u fol se kishte thënë “po”.

Por vetë Saimiri duket se i ka mohuar këto zëra duke thënë se i është bërë një ofertë për shumën e 10 mijë eurove, por që ai nuk ka pranuar dhe duke pohuar që do të vazhdojë të jetë në “Top-channel” në emisionin “Fiks fare”.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu