Sajmir Pirgu në Uashington
në operan “Luçia e Lamermurit”

Sajmir Pirgu në Uashington<br />në operan “Luçia e Lamermurit”
WASHINGTON- Tenori shqiptar Sajmir Pirgu do të intepretojë sot në operan "Luçia e Lamermurit" në qendrën Kenedi në Uashington. Vepra vihet në skenë nga kompozitori italian Gaetano Donixeti dhe në rolet kryesore të operas interpretojnë në rolin e Luçias Sarah Coburn ndërsa në rolin e Edgardos interpreton tenori Saimir Pirgu.

30 vjeçari shqiptar ka vite që është ndër emrat e njohur të botës operistike me interpretimet e tij në operat “Traviata”, “Boheme”, “Cosi fan tutte” , apo “Don Giovanni”, por për të është hera e parë pjesmarrja në një aktivitet artistik të këtyre përmasave në qendrën e arteve Kenedi në Uashington.
arriera e Saimir Pirgurt ka nisur në Shqipëri, por suksesi i tij i parë ka qenë çmimi ndërkombëtar “Enrico Caruso” në vitin 2002, i cili hapi dyert e bashkëpunimeve të rëndësishem dhe interpretimeve në skenat e mëdha botërore.

Pirgu deklaroi për zërin e Amerikës se “Në Shqipëri është pak e vështirë të bësh opera, pasi kemi një rrugë të gjatë për t’u integruar në pjesën tjetër të Europës që na ka munguar prej 50 vitesh. Por fatmirësisht ne kemi një traditë të bukur, dhe ajo që mund të bëjnë emra si unë, Ermonela, Jaho, Inva Mula, apo Tedi Papavrami është që të shkojmë e të bëjmë diçka në Shqipëri, një shfaqje, koncert, apo qoftë edhe disa orë mësimi për të rinjtë që studiojnë atje”. Është hera e parë që tenori shqiptar Saimir Pirgu ngjitet në skenën e operës kombëtare të Uashingtonit. Drejtoresha artistike e aktivitetit operistik në ëtë qendrë Kristina Shepelman, shprehet me entusiazëm për tenorin shqiptar.
(s.g/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë

‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë