Sajmiri i "Fix Fare" ikën nga Top Channel

Sajmiri i
Saimir Kodra, prezantuesi i emisionit investigativ "Fiks Fare" është larguar nga Top Channel. Lajmi i cili më parë nuk ka qenë zyrtar tashmë është i konfirmuar.

Sezoni i ri televiziv ka nisur me shumë lëvizje surprizë në disa prej mediave vizive më të rëndësishme në vend. Pas lajmit dhe shumës bombastike, me të cilën lëvizi Adi Krasta nga “Vizion Plus”, vjen në një tjetër lajm po aq befasues. Bëhet fjalë për dyshen e emisionit investigativ “Fiks fare”.

Mesa duket Saimir Kodra ka pranuar ofertën e bërë nga “Agon Channel” dhe ka lënë kështu punën në “Top-Channel” për shumën e 10 mijë eurove në muaj.

Ndonëse ka qenë vetë Sajmiri, i cili e ka kundërshtuar këtë lajm e vërteta ka qenë krejt ndryshe pasi ai tashmë nuk do të jetë më në krah të Gent Pjetrit (Doktorit), në prezantimin e këtij emsioni investigativ.

saimir kodra

Redaksia Online
(Xhulia Karavella/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5

Spahiu: Berisha ekziston në politikë sepse i duhet Edi Ramës, si skemë për mandatin e 4 dhe 5