Sako: Do të merrnin
fushën dhe tunelet
Sipërfaqja për të cilën Garda e Republikës është futur në konflikt gjyqësor me AKKP, bën fjalë për disa komplekse sportive dhe tunelet e tankeve dhe transportuesve të blinduar.
TIRANE- Sipërfaqja për të cilën Garda e Republikës është futur në konflikt gjyqësor me AKKP, bën fjalë për disa komplekse sportive dhe tunelet e tankeve dhe transportuesve të blinduar. E gjithë zona, shfrytëzohet nga efektivët e gardës, për aktivitete sportive, ndërkohë që tunelet nuk kanë ndonjë funksion konkret, veçse përdoren si magazina. Në kohën e komunizmit dhe gjatë viteve të trazirave 1997, pikërisht në këto tunele mbaheshin mjete motorike të blinduara, si tanke dhe autoblinda, të cilat janë përdorur për mbrojtjen e bllokut dhe kryeministrisë gjatë vitit 1997 dhe 1998.
I kontaktuar në telefon kreu aktual i Gardës së Republikës Gramoz Sako, ka deklaruar për “Shqiptarja.com” se institucioni që ai drejton është përfshirë në këtë betejë ligjorë, për të kërkuar pasurinë që i takon. “Ne kemi terenet sportive tona në atë vend si dhe tunelet që kanë shërbyer më parë për mbajtjen e mjeteve motorike të blinduara, në mënyrë që të zgjidheshin sulmet e rënda ndja institucioneve kryesore të shtetit. Ata kërkuan të na i mernin duke ja dhënë privatëve, por në këtë kohë që flasim kemi një vendim të anolluar, por duhet shfuqizuar dhe për këtë do ndiqet e gjithë rruga ligjore në gjykatë”-është shprehur Gramoz Sako.
Problemet e gardësSipas komandantit të Gardës së Republikës, sipërfaqja prej 7554 metër katror është shumë pranë pallatit shumëkatësh të ngritur buzë digës së liqenit artificial. Kjo sipërfaqe ze një pjesë të mirë të fushës së futbollit që përdoret për aktivitete sportive nga efektivët e Gardës së Republikës, dhe zonën e tuneleve nëntokësore. “Ky nuk është rasti i parë që ne po zhvillojmë gjyq. Kemi problem me pronarët, të cilët kanë marrë një dokument nga AKKP dhe pretendojnë se kanë pasuri në teritorin e Gardës së Republikës, në Durrës, Vlorë dhe prona të tjera”-shprehet Gramoz Sako.
Pozicioni i NokësIsh-ministri i Brendshëm, Flamur Noka është bërë pjesë e mekanizmit të rrëmbimit të pronës nga teritori i Gardës së Republikës. Noka së bashku me Avenir Pekës, dyshohet se janë nismëtarët e kësaj procedure, ndërkohë që në vendimin 774 të datës 5 shtator 2013 të firmosur nga ish-kryeministri Berisha, Flamur Noka ngarkohet posaqërisht për zbatimin e vendimit të sipërcituar. Mirëpo, pikërisht kur janë marrë masat për rregjistrimin në hipotekë, Flamur Noka dhe shumë zyrtarë të tjerë të qeverisë Berisha, kanë lënë detyrën, pasi janë zëvendësuar nga individë të tjerë, të përzgjedhur nga kryeministri i sapoardhur Edi Rama. Çështja momentalisht, ka mbetur pezull në disa hallka, dhe nisur nga kjo situatë, Garda e Republikës, i është drejtuar Gjykatës së Tiranës, ku ka kërkuar shfuqzimin e 3 vendimeve të mara nga AKKP-ja.
Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
28 Nëntor, 09:20
A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.1%
-
Deri diku
6%
Vota total: 1599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Po armatosemi fuqishëm', Vuçiç: Gjërat nuk po shkojnë në drejtimin e duhur
28 Nëntor, 22:45
-
Lirimi i Sali Berishës, Idajet Beqiri në ‘Frontline’: Thikë pas shpine për sistemin e drejtësisë, mund të prish provat si në 21 janar! Kikia: Sulmon gjyqtarët kur si pëlqejnë vendimet
28 Nëntor, 22:25
-
Spahiu: Pas 10 muajsh sharjesh dhe shantazhesh gjyqtarja liroi nga frika Sali Berishën
28 Nëntor, 22:05
-
Monumenti i Gjergj Kastriotit vendoset edhe në Tuz të Malit të Zi
28 Nëntor, 21:55
-
Berisha me shqiptarët në Greqi: Vota juaj ka rëndësi përcaktuese për Shqipërinë
28 Nëntor, 21:54
-
‘Dua më shumë Shqipërinë’, koncert për Pavarësinë në Fier! Bëhen bashkë 70 artistë fierakë
28 Nëntor, 21:39
-
Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar
28 Nëntor, 21:16
-
Dita e Pavarësisë, Shkodra kuqezi për 112-vjetorin! Qytetarët paradë me flamujt në makina (VIDEO)
28 Nëntor, 20:52
-
Netanyahu: Do të bëj gjithçka që Irani të mos ketë armë bërthamore
28 Nëntor, 20:43
-
Enver Robelli: Kolosi shqiptar në Amerikë
28 Nëntor, 20:40
-
Festat e nëntorit/ Shqiptarë e të huaj mbushin hotelet! Tirana, Vlora e Korça më të preferuarat
28 Nëntor, 20:34
-
Netanyahu: Luftë e ashpër në Liban nëse shkelet armëpushimi
28 Nëntor, 20:26