Kryebashkiakja e Durrësit dhe njëkohësisht kandidatja e PS, Emiriana Sako ka deklaruar nga Spitalla se brenda vitit kjo lagje do të ketë pësuar ndryshim rrënjësor. Sako iu është referuar disa investimeve të rëndësishme që po kryhen në këtë zonë dhe në takimin me banorët e Spitallës tha se janë tre projekte madhore që ndikojnë drejtpërdrejt: Eko Parku, Porti Tregtar që po ndërtohet në Porto Romano dhe lagjja e re e Spitallës me 996 aparatamente gjithsej.
Sako shoqërohej në këtë takim nga drejtuesi politik i qarkut Adrian Çela dhe deputetja e PS Klodiana Spahiu. Duke folur për programin e rindërtimit, kryebashkiakja Sako u ndal tek lagjja e re e Spitallës, në të cilën kanë nisur të ndërtohen 15 pallatet e para: “Aty do të jetë lagje e re me 996 aparatamente në të cilat do të strehohen familjet që humbën shtëpitë e tyre nga tërmeti por edhe famijet e pastreha që kanë aplikuar tek programet e strehimit.
Kjo lagje do të jetë me një infrastrukturë tërësisht moderne, do ndërtohen rrugët lidhëse me pjesën tjetër të qytetit, do të ketë njësi shërbimi, qendër shëndetësore, park dhe fushë sporti. Jo shumë larg kësaj lagjeje kemi Eko Parkun, i cili është në fund të punimeve. Është një investim në një sipërfaqe prej 16 hektarësh ku janë mbjellë 1200 pemë, janë ndërtuar fusha sportive, është një park që do të kthehet shumë shpejt në një pikë referimi për banorët e Durrësit dhe më gjerë”.
Kryebashkiakja Sako shtoi se me fondet nga buxheti i bashkisë Durrës janë realizuar shtrimi i rrugëve “Syri i detit”, “Ohri”, “Kashta e Kumtrit” dhe rruga e varrezave. Me të njëjtat burime parashikohet që këtë vit të ndërhyhet në infrastrukturën e rrugëve që lidhin lagjen e re të Spitallës me qytetin.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
25 Janar, 13:37
A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?
-
Po
32.7%
-
Jo
61.1%
-
Nuk e di
6.2%
Vota total: 2082
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spiropali në Selanik takon shqiptarët, thirrje të regjistrohen për zgjedhjet e 11 majit: Me Greqinë po punojmë për pensionet dhe lejet e qëndrimit
26 Janar, 15:33
-
Nafta kontrabandë nga Tunizia në Porto Romano, arrestohet në Morinë njëri prej organizatorëve
26 Janar, 11:16
-
Thoma Gëllçi: Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike
26 Janar, 09:04
-
Vota e Diasporës/ Balla tur në SHBA: Vota e shqiptarëve në Miçigan e rëndësishme, sherrin e Tiranës të mos e sjellim këtu! Konsullatë në Detroit dhe linjë fluturimi
25 Janar, 15:52
-
Durrës/ Kryenin vjedhje në automjete, lokale e banesa, arrestohen 2 persona
25 Janar, 13:30
-
Në 2021-shin numrat 'dogjën' gati 80 mijë vota! Në fletën e votimit më 11 maj, kandidatët do të jenë me emra (sipas alfabetit)
25 Janar, 11:43
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26