Zbulohet pasaporta greke e Muratajt, saldohet porta nga dolën grabitësit në Rinas, prokurorët në zyrën e ICTS-së

REPORT TV ka siguruar foton e pasaportës greke të falsifikuar të Admir Muratajt, i cili konsiderohet si koka e grupit kriminal që realizoi grabitjen tre ditë më parë brenda aeroportit të Rinasit. Në pasaportën false greke, Murataj kishte identitet të rremë. Admir Murataj sot është përcjellë për në banesën e fundit në Tropojë, ndërsa familjarët kanë vendosur kurora me lule në vendin ku u vra tre ditë më parë në Rinas. 

Ndërkohë që tre ditë pas grabitjes së bujshme në aeroportin e Rinasit është salduar porta nga dolën autorët, pasi morën milionat e eurove nga barku i avionit në mes të ditës. Report Tv sjell pamjet, teksa punëtorët e kanë salduar portën, e cila u hap mjaft lehtësisht nga autorët. Dje u ndërrua zinxhiri i këputur, ndërsa sot u saldua, por mbetet për t'u parë sa e sigurt do të jetë tani. Shqiptgarja.com mësoi se alarmi i policisë nga TIA u dha me vonesë 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit.

Jo vetëm kaq por ajo që është më e rëndë është fakti se gjatë kohës që po zhvillohej grabitja furgoni i policisë ishte në pistën e Rinasit, por nuk u njoftua nga stafi I ICTS nënkontraktorit që përgjigjet për sigurinë. Kështu TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Për këtë arsye sot në zyrat e kompanisë ICTS, që duhet të garantonte sigurinë kanë mbërritur dy prokurorët e Krimeve të Rënda Klodian Braho dhe Arenc Cela. Ata do të marrin në pyetje punonjësit për veprimet që kanë kryer.

Momenti i saldimit te portes ku dolen autoret nga aeroporti

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:39
S'njoftuan policinë, prokuroria zbarkon në zyrën e kompanisë së sigurisë në Rinas


Dy prokurorët Klodian Braho dhe Arenc Cela të Krimeve të Rënda paraditen e sotme kanë mbërritur në zyrat e kompanisë ICTS, e cila duhet të garantonte sigurinë në Rinas. Ata do të marrin në pyetje punonjësit për veprimet.  Shqiptgarja.com mësoi sot se alarmi i policisë nga TIA u dha me vonesë 5 minuta e 21 sekonda nga momenti i cenimit të rrethimit. Jo vetëm kaq por ajo që është më e rëndë është fakti se gjatë kohës që po zhvillohej grabitja furgoni i policisë ishte në pistën e Rinasit, por nuk u njoftua nga stafi I ICTS nënkontraktorit që përgjigjet për sigurinë. Kështu TIA dhe ICTS nuk kanë njoftuar në kohë Policinë e Shtetit. Kjo e përsëritur edhe nga rasti i ngjarjes së vitit 2016, ku gjithashtu njoftimet kanë ndodhur me vonesë.

Ora 13:23
Zbulohet pasaporta greke e Admir Muratajt

Report Tv ka siguruar foton e pasaportës greke të falsifikuar të Admir Muratajt, i cili konsiderohet si koka e grupit kriminal që realizoi grabitjen tre ditë më parë brenda aeroportit të Rinasit. Në pasaportën false greke, Murataj kishte identitet të rremë. Admir Murataj sipas medieve greke ka përdorur më shumë se 13 emra të ndryshëm, ndërsa policia shqiptare po kërkon informacion nga pala kosovare, pasi dyshohet me këtë pasaportë ka kaluar kufirin disa herë.


Pasaporta greke e Admir Muratajt
Ora 13:22
Familjarët vendosin lule në vendin ku u vra Admir Murataj (VIDEO)

Koka e grupit kriminal që organizoi grabitjen në Rinas ishte Admir Murataj, i cili u ekzekutua gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë vetëm 2 km larg nga aeroporti i Rinasit. Sot ai është përcjellë për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, Tropojë, ndërsa familjarët kanë vendosur lule në vendin ku u vra.
 

Ora 13:15
Report Tv në tunelin e grabitësve në aeroportin e Rinasit (Pamjet)

Gazetari i Report Tv Arsen Rusta ishte sot në tunelin e grabitëse, ku dogjën makinën me të cilën u arratisën pas shkëmbimit të zjarrit nga policia. Në zonën e Tapizës ndodhen 5 tunele, dikur të fortifikuar ushtarakisht, ndërsa sot janë një 'bankë' të dhënash për gjurmë mbetjesh. Në njërin prej tyre autorët dogjën makinën për t'u larguar me një tjetër, ndërsa deri tani nuk ka asnjë të arrestuar.

 

 

Ora 13:14
Grabitja në Rinas, sekuestrohet një tjetër provë? (FOTO)

Grupi hetimor ka sekuestruar një dorezë ditën e sotme në Tapizë. Doreza e konstatuar prej dy ditësh në këtë zonë sot është vendosur që të merret për t'u analizuar nëse do të gjenden elementë që e lidh me autorët e grabitjes. Për të parë nëse do të jetë një provë e vlefshme për dosjen që po hetohet priten analizat.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xxx: 12/04/2019 18:18

    Pas kesaj qe ndodhi nuk ngelet gje tjeter vetem te mblidhet populli dhe te beje nje mut te madh mu ke dera.

    Përgjigju
  • Skandal: 12/04/2019 16:08

    ..Tunelet e Ushtrise duhen izoluar menjehere,dhe duhet te kerkohet me kujdes e ne tapet per cdo gjurme biologjike aty brenda e rreth e rrotull!_grupi Hetuesise e Policise Kriminale=inkompetente e amatore

    Përgjigju
  • saliani: 12/04/2019 15:23

    Eshte bere e modes tani. pranojne nje dy vite burk por me leket qe bejne sigurojne ter jeten... Hajd se dhe keto cunat e kontrollit i kane bere llogarit do ja hedhin paq me 6 muaj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur