'Salë k*rva ka përzënë shqiptarët, edhe Serbi na ka zili', e shante 5 vite më parë, kandidati i Berishës për Rrogozhinën: E thash mes miqsh

'Salë k*rva ka përzënë shqiptarët, edhe Serbi na ka zili', e shante 5 vite më parë, kandidati i Berishës për Rrogozhinën: E thash mes miqsh

Sali Berisha dhe Hekuran Xhani

Bëri jo pak bujë video e kandidati për kryetar bashkie në Rrogozhinë i “Shtëpisë së Lirisë”, ku shfaqej duke sharë Sali Berishën 5 vite më parë. Në një intervistë për televizionin e familjes Berisha, tashmë që kandidon në zgjedhje për këtë të fundit, Hekuran Xhani justifikohet duke thënë se ato që ai dëgjohet duke thënë në video, janë nxjerrë jashtë kontekstit.

Sipas tij, ai ka qenë në një takim me një grup miqsh dhe po përgatiste një fjalim për shpopullimin e vendit, për të cilën thotë se bënte përgjegjës 'klasën time politike".

"Ky takim miqësor është bërë në 2017 dhe unë kisha përgatit një raportim ku do trajtoja çështjen e shpopullimit të Shqipërisë, iku rinia. Duke qenë mes miqsh, duke njohur mirë politikën, që është arti i të keqes, bëj përgjegjës të gjithë klasën time politike. Ajo video ishte një metodë meskine e ish-sigurimi të shtetit", ka thënë ai.

Ndërkohë në videon e publikuar, të regjistruar 5 vite më parë, Xhani e quan Sali Berishën shkurt si “Salë k*rva, ndërsa shton se “këtë klasë politike (përfshirë edhe Berishën) na e ka zili edhe Serbia”.

‘Kanë përzënë 50% të shqiptarëve edhe serbët na e kanë zili’, shprehet ai në video.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona