Sali Berishën e tradhtojnë nervat
shpërthen në banalitet ndaj Ramës

Sali Berishën e tradhtojnë nervat<br />shpërthen në banalitet ndaj Ramës
Gjatë debatit në parlament Berishën e kanë tradhtuar nervat në disa momente duke shpërthyer në ofendime ndaj kryeministrit Rama.
 
Në momentin e diskutimit për ligjin e mbetjeve, Berisha i është drejtuar Ramës "Një fjalë e urtë popullore thotë:
 
Kur nxjerr gënjeshtra për një gjë fshiji buzët se ajo gjë të ka ngelur edhe në buzë. Tani gënjeve dy orë me plehra, mos harro se në plehra futet edhe haleja, fshi mirë buzët se e ke plot me to, me këto që u the shqiptarëve
".
 
Por akuzat e Berishës, Rama i shoqëronte me të qeshura nga karrigia. Një gjë e tillë nervozoi ish-kryeministrin edhe më shumë, që iu drejtua “gajasu ti, qesh ti, të ka dehur mafia.
 
Kur të fut hurin mbrapa mafia bën këtë që bën ti, hurin e ka pasion ai
”.
 
Berisha e akuzoi kryeministrin se ka mashtruar dhe gënjyer me ligjin e mbetjeve. "Më i ligu i gjithë gënjeshtarëve është hipokriti.

Shkalla supreme, varet në çengelin e shtyllës së turpit si te Viktor Hygo, edhe ti atje e ke vendin. Ti që iu atribuon korifenjve të mendimit citate që si kanë thënë kurrë
”.

Momenti i reflektimit të Berishës për gabimin që bëri në miratimin e ligjit të plehrave në 2011 është shoqëruar me ovacione në sallë, por ish- kryeministri sërish është drejtuar nga Rama duke thënë se "Është helm, pleh, lerë ca thotë se ky.

"Ky s’ka konceptet më elementare përveç zhgaravinave, shihni shpellat sa ngjajnë me pikturat e tij, e bëj këtë se kam një arsye tjetër të madhe".

Nuk munguan thumbat edhe për Eduard Shalësin, në momentin që deputeti i PS po e kundërshtonte për akuzat për ligjin e mbetjeve.
 
"Edhe ti flet Shals, po ti as në kazan nuk e ke vendin se kazanët do ti zërë ky, zonja kryetare nxirre në kazan atë më mirë".

 
 dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga

Tiranë/ 39-vjeçarja godet policin dhe punonjësin e sigurisë në spitalin e Traumës, vihet në pranga