Sali Berisha 13 vjet në qeverisje 
Enver Hoxha vijon “Hero Populli”
PDF-Rezoluta e PD

Sali Berisha 13 vjet në qeverisje <br />Enver Hoxha vijon “Hero Populli”<br />PDF-Rezoluta e PD
TIRANE- Debatet për medaljet nuk kanë mbuluar faktin se Enver Hoxha vijon të jetë Hero Populli e Berisha 13 vite president e kryeministër nuk ia hoqi. Medalje gëzon dhe ish-byroja, Stalini, Tito etj. Ndërsa PS paraqet p/ligj për anulimin, PD paraqet rezolutë.

*Pyetje përgjigje nga gazetarët për ta bërë sa më të kuptueshëm lajmin
 
Kryeministri Edi Rama kërkoi falje për dekorimet e një viti më parë, ndërsa tha se ishte sipas ligjit të miratuar nga Berisha më 1996 për pensionet. Përfituan dhe Nexhmije Hoxha, Aranit Çela...?
Një vit më parë në kuadër të 70 vjetorit të çlirimit, qeveria dekoroi të gjithë veteranët e kategorisë së parë, mes të cilëve një vit më vonë u zbulua se paska qenë dhe një nga torturuesit e At Zef Pllumit dhe Sami Repishtit, pikërisht Shyqyri Çoku.

Lista e medaljeve i ishte referuar kategorisë së parë të Veteranëve të luftës. Më 1994 është vendosur ligji për ndarjen e kategorive të veteranëve dhe ky ligj e kishte bërë Çokun prej 25 vitesh veteran e se tashmë kishte hyrë në kategorinë e parë. Por është trajtuar me pension suplementar dhe e veja e diktatorit, Nexhmije Hoxha që merr një pension shpërblim si veterane e Luftës prej 3911 lekësh, dhe ish­kreu i Gjykatës së Lartë Aranit Çela, 3911 lekë të rinj.
 
Mazhoranca e majtë bëri një p/ligj për heqjen e medaljeve e dekoratave të pamerituara, ndërsa PD kërkoi një rezolutë...?
Lista e veteranëve të kategorisë së parë që morën medalje për kontributin e dhënë në luftën ANAÇL një vit më parë, por që për nevoja politike u bë publike ditë më parë shkaktoi debate të forta, që solli nismën ligjore për anulimin e këtyre medaljeve dhe dekoratave, nismë që u dorëzua në Kuvend me firmën e Ramës dhe Ballës dhe që pritet të miratohet në Kuvend në janar të vitit të ardhshëm. Ndërkohë që PD përkundër të gjitha pritshmërive dorëzoi në Kuvend një rezolutë kundër dekorimeve shumë larg një akti ligjor, por vetëm me qëllim sensibilizues e jo detyrues.
 
Por, megjithëse Berisha ka qenë në krye të PD dhe të shtetit për 13 vite, Enver Hoxha mban dekoratat që ka pasur...?
Megjithëse ishte 13 vite në krye të shtetit, 5 vite president nga 1992-1997 dhe 8 vite kryeministër më 2005-2013 Sali Berisha asnjëherë s’ka marrë mundimin të zhvleftësojë dekoratat e titujt e ish-diktatorit komunist Enver Hoxha, pavarësisht se është vetëshpallur për 25 vite “atlet” i luftës kundër komunizmit.

Po as udhëheqësve të tjerë komunistë. Enver Hoxha mban ende titullin ‘Hero i Popullit’, ‘Hero i Punës Socialiste’, ‘Hero i Popujve të Jugosllavisë’, ‘Heroi i Popujve të Bashkimit Sovjetik’, ‘Suvoriv i Klasit të parë”, ‘Ylli Partizan’ i Jugosllavisë etj. Asnjë prej këtyre medaljeve s’është prekur. Zyrtarisht dekoratat medaljet e arta të akorduara në emër të shtetit shqiptar i kanë dhe shtetas të huaj, Tito, madje edhe persona të tillë si ish-gjeneralë të Titos, por dhe Stalini etj dhe asnjë nuk është hequr. M. Nikaj
 
Lavdie Nela
Fatmira Laska, një nga tre gjyqtarët që vendosi dënimin me vdekje të poetit antikomunist, Havzi Nela është nderuar me çmimin “Toga e Artë 2015” nga Shoqata e Avokatëve Penalistë. Lavdie Nela, bashkëshortja e poetit antikomunist, Havzi Nela ka reaguar ndaj dekorimit. Ajo thotë se pret që të dënohen xhelatët e Havziut e jo të dekorohen, e shton se Laskaj e ata që firmosën për varjen në litar të paktën t’i kërkojnë falje. Dënimi final me vdekje u bë nga Kreu i Presidiumit të Kuvendit Popullor, Ramiz Alia.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Dhjetor 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda