Sali Berisha 50 minuta kokë
më kokë me Presidentin Nishani

Sali Berisha 50 minuta kokë<br />më kokë me Presidentin Nishani
TIRANE - TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar dje një takim kokë më kokë me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani në zyrën e këtij të fundit. Takimi i cili ka zgjatur mbi 50 minuta, u mbajt jashtë vëmendjes së medies, çka bëri që si zyra e shtypit pranë Presidentit, ashtu edhe ajo e ish kreut demokrat, të mos prononcohen zyrtarisht për detajet dhe qëllimin e vizitës së Berishës në zyrën e Nishanit.

Por burime pranë ish-kryeministrit Berisha, pohuan për Shqiptarja.com se në fokus të takimit ka qenë situata politike dhe raporti i OSBE-së mbi aktivitetin dhe lidhjet e dyshuara me krimin e organizuar të politikanëve të rëndësishëm të vendit.

Njëherazi me denoncimin e skandaleve të qeverisë dhe thirrjen e protestave, Berisha është përfshirë edhe në një polemikë të ashpër me Prezencën e OSBE-së në vendin tonë, pas raportit të kësaj të fundit, i publikuar në media pa autorizimin e ambasadës, që flet për përfshirjen e familjes Berisha në biznese dhe aktiviteteve të paligjshme. Raporti i OSBE-së i publikuar 1 javë më parë, ka tronditur të gjithë politikën, pasi pjesa dërrmuese e politikanëve lakohen aty për veprimtari të paligjshme.
 
Takimi
Berisha mbërriti në Presidencën rreth orës 13:30 dhe doli nga aty në orën 14:20. Zyra e shtypit pranë Presidentit konfirmoi takimin mes Nishanit dhe Berishës, por nuk dha detaje rreth bisedës mes tyre. Por, burimet deklaruan për gazetën se qëllimi i vizitës ka qenë situata politike në vend, çështja e dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi, si dhe raporti i OSBE-së për aktivitetin e politikanëve, dhe dyshimet që hedh ky raport për lidhjet e mundshme me krimin e organizuar.

Në seancën e fundit të Kuvendit, Berisha ka denoncuar përfshirjen e përfaqësuesve të qeverisë në skandale të rënda, si ato të trafikut të drogës dhe korrupsionit, duke i bërë thirrje organit të akuzës për nisjen e hetimeve. Por, njëkohësisht me shqetësimin e tij për “skandalet qeveritare”, Berisha ka hedhur akuza të ashpra edhe ndaj ambasadës së OSBE dhe kreut të saj në Tiranë, Florian Raunig.

Përmes një letre të gjatë, Berisha e quajti raportin e OSBE kolektor të ujërave të zeza, ndërsa akuzoi ambasadorin për njëanshmëri, pasi sipas tij nuk ka theksuar në dokument që për çdo akuzë politike në adresë të familjarëve të tij, ka folur gjykata, e cila i ka rrëzuar ato si të pavërteta.     


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 16 Shtator 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë

Dyrnjaja për Report TV: Njerëzit afër Berishes kanë marrë kulll, sapo kanë marrë dhe një tjetër në Tiranë! Ai është komod në opozitë