PARIS - Ish-kryeministri Berisha ka marrë dje pjesë në një takim të organizuar nga Parlamenti Europian dhe Kongresi Amerikan në mbështetje të opozitës iraniane.
Në këtë takim kanë qenë të pranishëm përfaqësues nga 60 vende të ndryshme të botës.
Ish-kryeministri Berisha ka shkruar në “Facebook” se gjatë këtij takimi ka përshëndetur Presidenten e lëvizjes znj. Raja si dhe senatore, kongresmenë, ish kryeministra e deputetë të tjerë.
“Shqipëria është vendi i parë që pranoi refugjate nga Kampi i Lirisë. Edhe sot numri i tyre në Shqipëri është më i madh se numri i atyre të marrë nga te gjitha vendet bashke.”- shkruan Berisha duke theksuar se organizatorët dhe pjesëmarrësit vlerësuan shumë qëndrimin e Shqipërisë dhe bënë thirrje të ndiqet shembulli i saj.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com