TIRANE- Kur një banor i zonës, Kujtim Shahini, i kërkoi Abdyl Mukajt në vitin 2007 të shiste një hektar tokë moçalishte me një çmim dy herë më të lartë se tregu, ai pranoi menjëherë. Argita Malltezi, partnerja e saj në zyrën ligjore Flutura Kola, dhe bashkëshortët e tyre – Jamarbër Malltezi dhe Florenc Kola – kërkuan tokë pranë nënstacionit elektrik në Porto Romano për klientin e tyre Fazlliç dhe kompanitë e tij, Crown Acquisitions dhe Alpha Shpk. Bashkëshortët punësuan një ndërmjetës vëndas – Shahinin – për të kryer blerjet vetëm me para cash, nga nëntori 2006 deri në shtator 2007.
/Shqiptarja.com








