Sali Berisha reagon për arrestimin e
Gjikës: Është kurbani i përmbytjeve

Sali Berisha reagon për arrestimin e<br />Gjikës: Është kurbani i përmbytjeve
TIRANE - Ish-lideri i opozitës Sali Berisha ka reaguar sot për arrestimin e kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika. Në një status të tijin në Facebook Berisha shkruan se arrestimi i Gjikës është një vendim "jashte ligji" i Ramës për të shuar zemërimin e qytetarëve të përmbytur në jug të vendit. Sipas Berishës meqë Rama nuk mund të ndihmojë dhe të mbajë përgjegjësi për banorëte përmbytur ai zgjedh që të sakrifikojë Gjikën.
 
Më poshtë statusi i plotë i Berishës në Facebook
 
Të dashur miq, Rama dhe qeveria e tij ka vendosur të shuajë zemërimin e qytetarëve të përmbytur të Vlorës dhe Fierit me terror psikologjik. Kështu, në kulmin e zemërimit popullor të banorëve të zonave të përmbytura, për shkak të mungesës të një ndihme efiçente nga qeveria, Rama zgjodhi ti terrorizojë ata me kurbanin e radhës, arrestimin jashtë të gjitha kushteve ligjore dhe për herë të dytë me të njëjtat akuza të armikut të tij të brendshëm, Shpëtim Gjika.

Dy hakmarrje, ajo patologjike e të sëmurit psiqik dhe "Hakmarrja për Drejtësi", arrestuan dje armikun e Partisë, Shpëtim Gjika. Thuhet se padinë për Gjikën me urdhër direkt të Ramës e ka formuluar Ina Luçi, drejtoresha e INUK-ut të Vlorës, koordinatorja personale elektorale e Ramës, kushurira e parë dhe bashkëpuntorja më e ngushtë e njërit prej eksponentëve më kryesorë të "Hakmarrjes për Drejtësi", Gentian Gjonaj. Miq, tani radhën e ka armik Baftjari!! sb


Është  e dyta herë  që  Sali Berisha merr në  mbrojtje dhe del në  krah të  zyrtarë vetë  arrestuar për abuzime apo korrupsion: Më  përpara se Shpëtim Gjika, Berisha kritikoi edhe arrestimin e guvernatorit të  Bankës së Shqipërisë  Ardian Fullani: është  e qartë  në  këtë  pikë  se për Sali Berishën asnjë  zyrtar nuk duhet të  preket. Dhe kjo shpjegon se përse në  tetë  vite të  qeverisjes së  tij, korrupsioni dominoi mbi gjithcka, dhe të korruptuarit u pasuruan pa i shqetësuar njeri.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë