“Bëj thirrje ta çojmë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme për të shpëtuar vendin nga kthetrat e ministrave që vjedhin vendin me tenderat e motrave, grave vëllezërve të tyre, për të shpëtuar procesin e integrimit nga kthetrat e mafies”, tha Berisha.
Në replikë të menjëhershme deputeti socialist Erjon Braçe, në emër të grupit të PS, tha se ishin ngjarjet e kriminale të viteve ’97-‘98 që vonuan integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
"Sot kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë kërkuar ballafaqim penal e civil për secilën nga akuzat që dëgjuat këtu. Ky është ndryshimi dhe sjellja ligjore, ajo që dëgjuat është sjellja që një Evropë e tërë e ka nxjerrë jashtë sistemit legal evropian”, tha Braçe.
Braçe: Deputetët e PD marrëveshje me Lazaratin: Na jepni votën dhe do t’ju lëmë të kultivoni drogën
Deputeti socialist Erjon Braçe në emër të grupit parlamentar të PS në fjalën e tij përsa i përket akuzave për drogën, ekonominë dhe të drejtat e qytetarit akuzoi qeverinë e shkuar dhe ish-kryeministrin Berisha se është fajtor për situatën në të cilën e lanë vendin në tetë vitet e qeverisjes. Sipas Braçes kur u mbyll operacioni në Lazarat u bë e mundur që të ndalohet futja e 7 miliardë eurove në treg, para këto të cilat vinin nga droga. Braçe theksoi se sot ka një sërë treguesish të rritjes ekonomike por mjafton që të përmendet vetëm një që kishte munguar deri para një viti për shkak të lidhjeve që kishin me politikën e kohës.
“U shkatërruan 5 laboratorë që prodhonin vajin e hashashit në Lazarat, atje ishin laboratorët në tetë vitet e qeverisjes tuaj, atje ishte shefi yt i policisë, ishin deputetet e PD që ranë dakord na jepni votën që t’ju lëmë të kultivoni, nuk ndërhynë sepse lidhjet ishin të forta mes strukturave qeverisësë dhe kultivuesve të drogës në Lazarat.”
Braçe-Berishës: Dhe urdhër të vriteshin katër vetë në bulevard, mbaj përgjegjësinë si qytetar i lirë
“Ju përmendët jetën e njeriut si një e drejtë themelore dhe e shenjtë por a menduat ju katër vite më parë se jeta e njeriut ishte themelore kur dhe urdhër të vriteshin 4 veta në bulevard, katër veta që ishin të pafajshëm. A mendove për jetën e qytetarëve që protestonin paqësisht. Ti i ke dalë zot vrasjeve, por dil para prokurorisë për të dhenë dëshminë tënde dhe përballu me policinë prokurorinë duke u përballur si qytetaë i lire se nuk ka krim më të madh se të vrasësh kundërshtarët e tu, ti vrasësh pa patur asnjë emocion në fytyrë kur jep urdhrin,”- akuzoi Braçe ish-kryeministrin Berisha.
Braçe: Qindra milion lekë të ardhura nga formalizimi i ekonomisë dhe kasat
Përsa i përket marrëveshjes për formalizimin e ekonomisë, Braçe tha se marrëveshja ka në thelb një marrëdhënie të re që ndërtohet me administratën fiskale për të formalizuar ekonominë kombëtare dhe transaksionet financiare që kryhen në vend. “Kasat fiskale pavarësisht çmimeve të larta me të cilat tregtohen, mund ta themi sot me fakte se në qarkullim kemi 72 mijë pajisje fiskale standarde. Xhiroja sot e kasave është 400 miliard transaksione të faturuara ligjërisht përmes tyre. Pompat e bensinës që ju na akuzoni kaq shumë, në fund të 2014 kanë deklaruar 41.6 milon kupona me të ardhura të deklaruar 137 miliard lekë, të ardhura këto nga formalizimi i ekonomisë që nuk do ndalojë asnjëherë.”- tha Braçe.
Përsa i përket aksionit që ka ndërmarrë qeveria në lidhje me energjinë elektrike, Braçe tha se ka 1 përpjekje për të kundërshtuar aksionin dhe për tu mbështetur tek ekonomia e krimit dhe ajo informale.
Braçe: Vjedhja e energjisë gjithmonë krim por Berisha nuk e zbatonte ligjin
“Keqardhje për çdo viktimë që ka humbur jetën por jo si produkt i vendosjes së qetësisë. Bujë e madhe është bërë për vendosjen e transaksioneve të energjise elektrike, por ka një ndryshim nga e sotmja tek e djeshmja. Sot shteti dhe kompania mbështesin në pagesën e çdo fature, që çdo e ardhur po shkon direkt në arkën e kompanisë që është rikthyer për të sjellë shërbimin në vend komform ligjit. Më parë ishin shtatë kompani që mblidhnin paratë duke prerë më dhunë energjinë. Ky veprim bëhej konform një marrëveshjeje që ishin lidhur mes qeverisë dhe kompanive përfituese. Kjo është diferenca në sjellje kundrejt qytetarëve. Sot paratë e energjisë elektrike i merr kompania publike. Qytetarët po zbatojnë detyrimin ligjor duke paguar faturat e energjisë për kompaninë që është një e vetme dhe jo shtatë si më parë. Më parë ishte shteti që paguante për kompanitë debitore. Vjedhja e energjisë ka qënë e qartë dhe konsiderohej vepër penale dhe më parë por nuk është zbatuar ligji asnjëherë sepse nuk i leverdiste instancave shtetërore.”- tha Braçe.
Berisha: Prokurori dhe gjykatësi u kërcënuan të mbanin Fullanin në burg
Në kundërpërgjigje të akuzave të Braçes, ish kryeministri Berisha tha se mund të vërtetohet fare qartë çdo arritje e qeverisë së shkuar nëpërmjet raporteve ndërkombëtare. “Krimet e qeverisë së mëparshme bien nga raportet e ndërkombëtareve, duke nisur që nga lufta kundër korrupsionit dhe drogës e cila çeli rrugën për Bashkimin Europian dhe heqjen e vizave. Përsa i përket informalitetit zotëria duhet të sqarojë se kompania e peshkimit në Lagunën e Karavastasë më parë ishte një kompani e cila paguante për 32 punonjës sigurime por tashmë ka punësuar 32 militantë të Partisë Socialiste. Kjo kompani më parë i jepte shtetit taksa 500 milion në vit por sot jep zero të ardhura sepse ato i merr zotëria dhe kryetari i bashkisë. Unë flas me fakte që janë të denoncuara në prokurorinë e shtetit. Drejtësia është në çastin e saj më të keq. Prokurori dhe gjykatësi janë kërcënuar të mbajnë Fullanin në burg” tha Berisha.
Meta-Topalli, përballje për rolin e kryetarit
Jozefina Topalli:Zbato rregulloren na ler të flasim
Meta: Pusho se nuk e drejton më ti parlamentin
Topalli: Të flasim me radhë, mos na e moho të drejtën
Meta: Berisha nuk duhej të kishte folur fare, nuk ia përmendi askush emrin por jeni mësuar në kohën tuaj kur nuk e zbatonit rregulloren e kuvendit.
Berisha: Ja ngjarjet per te cilat jeni pergjegjes
Berisha akuzoi qeverinë për lidhje me krimin e organizuar. Berisha përmendi një sërë rastesh të fundit për të cilat tha se e kanë çuar vendin në krizë të plotë.
“Për arrestimin e Fullanit prokurori merr gjykatësin dhe i thotë “po nuk e mbajtë ne burg do lash kokën”, kjo është porosia. Gjykatësit Gërxhalliu në Kukës miqësisht i majtë i thotë Rama t’i pres këmbët. (Berisha i drejtohet deputetes të PS Gjylameti): Mos qeshni zonjë, do vi më poshtë ku do qeshësh dhe më shumë. Dil këtu në krah tim e qesh po deshe se është nënë me fëmijë ajo, është shërbëtore e vendit ajo, që i thotë rama të pres këmbët.
Po gazetart Arian Çani? Kush ja çoi vrasësin, ky ja çoi ky këtu, ushtarin e Shullazit.
Kush ja çoi kokën e dhisë gazetarit Telnis Skuqit, Konstantini i partisë ja çoi.
Çfarë standardesh do i çoni ju Brukselit? Brukseli për Lizën thotë në Shqipëri bëhet prostitucion shtetëtor, përdoret pushteti për të organizuar rrjet prostitucioni, e ke të deklaruar doni tjua sjell? Në mes të Brukselit në një nga sallat më të rëndësishme. Kur ju e nëpërkëmbini me Liza e stërliza. Kjo qeveri është qeveri e hakmarrjes për drejtësi nga kreu i saj tek ministrat”, tha Berisha.
Ora 11:45 Braçe-Berishës: Evropa, destinacioni ynë. Çoi akuzat në prokurori
Ka replikuar menjëherë deputeti socialist Erjon Braçe i cili në fjalën e ti u kujdes të veçojë ndryshimin mes qeverisë së djeshme Berisha dhe mazhorancës së sotme. Braçe tha se përballë këtyre akuzave, të cilat janë të përsëritura nga deputeti Berisha, kryeministri Rama ashtu si dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i kanë bërë apel që këto akuza t’i drejtojë në organin e Prokurorisë. “Aty ku janë tërësisht tërësisht të paprekur të gjithë ata persona të emëruar me vullnet të plotë nga qeveria e mëparshme”, theksoi Braçe. Fjalimi që Berisha mbajti në parlament, sipas Braçes është nxjerrë jashtë sistemit legal evropian dhe shqiptarë.
“Konfirmoj me forcë që Evropa është destinacioni ynë, pavarësisht ngjarjeve të rënda kriminale. Ne kemi vullnetin e plotë të kemi vetëm Evropën si destinacion, politik ekonomik, social, kulturor, sepse ne i përkasim Evropës. Ju lutem të bëni një përpjekje të vogël për të kuptuar që kurrkund sot në Evropë nuk do të gjeni një fjalim si ai që dëgjuat pak më parë. Dërgim pranë organit të prokurorisë, ndjekjes në gjykatë për gjithë ato akuza të rënda, sot në prokurori, gjykata, janë tërësisht të paprekur të gjithë ata persona të emëruar me vullnet të plotë nga qeveria e mëparshme, e vullnet individual nga zotëria që foli më parë. Sot kryeministri dhe ministri i Brendshëm kanë kërkuar ballafaqim penal e civil për secilën nga akuzat që dëgjuat këtu. Ky është ndryshimi dhe sjellja ligjore, ajo që dëgjuat është sjellja që një Evropë e tërë e ka nxjerrë jashtë sistemit legal evropian”, tha Braçe.