Sali Berisha thirrje: Përmbysni
qeverinë si në Ukrainë

Sali Berisha thirrje: Përmbysni<br />qeverinë si në Ukrainë
TIRANE- Sali Berisha kërcënon qeverinë se do ta rrëzojë atë me protesta. Duke marrë shkas nga rrëzimi i shtatores së Leninit në Ukrainë, Berisha pohon se nëse qeveria përsërit ngjarjen e ndodhur në ceremoninë përkujtimore të 29 nëntorit ku u vendos protreti i diktatorit Enver Hoxha, ai do të dal sërish në protesta për të rrëzuar qeverinë. Në një postim që ish-kryeministri bëri në faqen e tij në facebook, thekson se Edi Rama po ecën drejt Europës së bashku me ish-diktatorin Enver Hoxha, gjë kjo që sipas tij, mund të rrëzohet vetëm me lëvizje popullore.

“Në Kiev përmbyset shtatorja e Leninit, në Tiranë Edi Rama feston me portretin e Enverit. Të dashur miq, demokratët ukrainas, në një përballje historike me falangat e regjimit që iu ka bllokuar rrugën drejt Europës, përmbysën shtatore e diktatorit, filozofit terrorist Lenini! Le të shprehim ne solidaritetin tonë më të madh dhe urimet më të përzemërta për qytetarët trima të Kievit që fshinë nga qyteti i tyre shtatoren e përbindëshit të mendimit. Por në të njëjtën kohë në Tiranë Edvin Rama feston me portretin e atit të tij shpirtëror, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pasluftës. Le të paralajmërojmë ne Edvin Ramën që mendon të eci drejt Europës me portretin e diktatorit gjakësor, të mos na provokojë sepse ne që përmbysëm shtatoren e Enverit dhe bustet e gjalla të bllokmenëve hoxhist, jemi sot më të gatshëm se kurrë tu rezervojmë të njëjtin fat bijëve të tyre”, shkruan ish-kryeministri në faqen e tij në rrjetin social “facebook”.

Këto reagimie të ish kreut të Partisë Demokratike lidhen jo vetëm me protestat që po zhvillohen në Ukrainë, por edhe me përkujtimoren e krijimit të Partisë Demokratike që edhi pas protestave të studentëve të “dhjetorit 1990”. Krahas kësaj, ky është kërcënimi i radhës që ish kreu i PD-së i bën mazhorancës qeverisëse pasi edhe para disa javësh ai u shpreh se qeveria duhet të jepte dorëheqjen pas protestave kundër ardhjes së armëve kimike në vend.
 
Protesta anti-qeveritarë për refuzimin e BE-së
Dy dit më parë, në Ukrainë, qindra mijëra njerëz kanë zbritur në sheshin qëndror të Kievit duke iu përgjigjur kështu apelit të opozitës për të protestuar kundër vendimit të presidentit Viktor Yanukovich për të ndaluar procesin e integrimit të Ukrainës në BE. Pasi sulmuan selinë e qeverisë ukrainase, një grup protestuesish rrëzuan statujën e Leninit në qendër të Kievit dhe nga këto ngjarje mor shkas edhe Berisha në kërcënimin që i bëri qeverisë.

berisha kiev protesta

(Ne foto: Postimi i Berishes ne facebook)

Shkrimi u publikua sot (10.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit