Sali Berisha u shtir me ndjesën ndaj Calaverës!

Sali Berisha u shtir me ndjesën ndaj Calaverës!

Shefja e ONM-së, Genoveva Calavera Ruiz

Ndjesa e ish-kryeministrit Sali Berisha në lidhje me sulmin ndaj kreut të ONM-së dhe njëkohësisht kreut të Drejtorisë për Ballkanit në BE, Genoveva Ruiz Calavera, nuk pati një jehonë të madhe në opinion përveç ripublikimit të statusit të vetë Berishës në rrjetet sociale.

Ish-kreu i qeverisë, u tërhoq nga sulmi i Calavera-s pas një qëndrimi të fortë të komisionerit të BE-së për Integrimit, Oliver Varhelyi, i cili mbrojti fort vartësen e tij. Megjithatë, sulmi ndaj shefes së OMN-së nuk duket se ishte i rastësishëm dhe thjesht një nxitim. Pasi edhe kreu i LSI-së Monika Kryemadhi, ka sulmuar thuajse paralelisht me Berishën shefen e OMN-së, duke e akuzuar se merr një rrogë të madhe, ndërkohë që ata para mund t’u jepen shqiptarëve.

Ndjesa e Berishës, duket se ka ardhur qartësisht e detyruar pas ndonjë presioni që BE apo edhe PPE (Partive Popuillore Europian ku aderon PD) mund të ketë kritikuar krerët e PD-së e veçanërisht Bashën, i cili po ecën “në tel” duke u munduar të mos përplaset me ndërkombëtarët.

Megjithatë, ajo që vlen të theksohet në këtë rast është se sulmi i Berishës ndaj zyrtares së lartë të BE-së, nuk është aspak një “rrufe në qiell të pastër”. Ka vite që qarqet e PD-së, por edhe ata të LSI-së sulmojnë si zyrtarisht si me spond zyrtarë të rëndësishëm ndërkombëtar.

Në kohën e miratimit të reformës në drejtësi, Berisha sulmoi egërsisht ambasadoren e atëhershme të BE-së, kroaten Romana Vlahutin si “njeri i Ramës”. Madje shkuan edhe më tej duke e akuzuar për korrupsion, kur në fakt nuk kishte asnjë fakt të tillë.

BE bleu një vilë në zonën rezidenciale të Tiranës për ta përdorur si banesë dhe rezidencë të ambasadorit të Bashkimit Europian. Dhe me ikjen e Vlahutin, ajo vilë edhe sot është në shërbim të BE-së, që është një entitet shumë i fuqishëm politik dhe ekonomik në botë.

Ambasada Amerikane në Tiranë ka një kodër të tërë rezidenciale, gjithashtu edhe vende të tjera të fuqishme kanë gjithashtu të njëjtën gjë, por nuk konsiderohet korrupsion. Është thjesht një qëndrim i shteteve për t’u dhënë dinjitet misioneve të tyre diplomatike.

Por, Sali Berisha nuk u mjaftua me kaq! Kur Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini mbrojti fort ambasadoren Vlahutin, qarqe pranë opozitës akuzuan numrin dy të BE-së si komuniste që ka mbrojtur Arafatin dhe se motra e saj është trafikante droge.

Në Itali, Mogherini është sërish një politikane e njohur dhe nuk ka pasur asnjë akuzë nga media apo qarqe politike, ndërkaq që thuajse gjithë Europa e ka njohur Arafatin si Kreun e Autoritetit Kombëtar Palestinez. i cili u nderua edhe me çmimin Nobel për paqe në vitin 1992.

Ashtu u sulmua pa pushim edhe ambasadori i sotëm i BE-së Luigi Soreca, i cili përveç diplomacisë dhe përvojës në Bruksel si zyrtar i lartë, ka në shpinë edhe përvojën si prokuror Antimafia në grupin e famshëm të Palermos, e që kishte kolegë Giovani Falcone e Paolo Borselinon.

Lista vijon e gjatë edhe me ambasadorin e SHBA-së Donald Lu, që pati edhe baterenë më të fortë të sulmeve kur ju vu “Peshqve të Mëdhenj”. Më pas sulmuan edhe të ngarkuan Lejla Moses.

Kështu që nëse do të ishte një lapsus, nuk do të kishte pasur asnjëherë precedentë apo raste të ngjashme. Por baltosja e ndërkombëtarëve, sidomos me ata që janë marrë me reformën në Drejtësi, Berisha dhe qarqet pranë tij e kanë pasur vijë politike./ Marrë nga Gazeta Shqip

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot

Reshje shiu me intensitet të ulët, si parashikohet moti për sot